COVID-19/Mali i Zi ashpërson masat, nga nesër hyrja në kufi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ

1 Janar 2022, 23:05| Përditesimi: 1 Janar 2022, 23:09

  • Share

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Në një konferencë të jashtëzakonshme autoritetet shëndetësore njoftuan se nga data 2 janar në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.

Ndërkohë udhëtarët kur të kalojnë në pikat kufitare të Malit të Zi nuk duhet të ketë kalaur më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID. Por në rastet kur një udhëtar nuk e plotëson këtë kusht, ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç bëri me dije se personi do duhet të vetëizolohet për dhjetë ditë. Ky vetëizolim mund të ndërpritet nëse pas tre ditësh personi rezulton negativ ndaj COVID.

Mali i Zi ka vendosur po ashtu masa të reja në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për tu futur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?