Ka nisur heshtja zgjedhore në Malin e Zi, ndërkohë që nesër qytetarët malazez do t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.
Zgjedhjet mbahen në një kohë tensionesh me Serbinë dhe Kishën Ortodokse, lidhur me ligjin për pronat si dhe në kohë krizë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Përballë në këtë proces janë Partia Social Demokrate e Presidentit Gjukanoviç dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik, e cila ka lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë dhe ka mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe. I akuzuar nga rivalët për korrupsion dhe lidhje me krimin, presidenti mund të përpiqet të formojë një qeveri mazhoritare.
Në zgjedhjet e nesërme, edhe partitë shqiptare garojnë më të unifikuara se kurrë më parë, vetëm në dy koalicione. Njëri Koalicion i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe Koalicioni tjetër përbehet nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI. Shqiptarët në këtë proces zgjedhor, synojnë 2 mandate.
Zgjedhjet vinë në një kohë trazirash politike mbi ligjin e fesë, i miratuar vitin e kaluar, që i lejon shtetit të konfiskojë asetet fetare në rast se pronësia historike nuk vërtetohet. Ligj i cili prej muajsh nuk ka hyrë do të në fuqi për shkak të protestave disamujore të udhëhequra nga Kisha Ortodokse, e mbështetur nga grupi i partive pro-serbe, i njohur si “Aleanca për të ardhmen e Malit të Zi”./Përgatiti Suada Mehmetaj