Mali i Zi, sfidat dhe vështirësitë e grave në bashkësinë shqiptare

8 Mars, 22:51| Përditesimi: 8 Mars, 22:53

  • Share

Veprimtaret e të drejtave të njeriut në Ulqin paraqitën sfidat dhe vështirësitë e gruas në shoqërinë bashkëkohore. Ata theksuan problemet e gruas në procesin e zhvillimit dhe të vendim-marrjes duke kërkuar nevojën e rregullimit të gjithanshëm të të drejtave të gruas për të arritur barazinë gjinore.

Veprimtarët e shoqërisë civile kanë adresuar problemet e gruas brenda bashkësisë shqiptare në Malin e Zi duke paraqitur sfidat dhe vështirësitë gjatë karrierës së tyre profesionale. Veprimtarja Ardita Rama, vuri në dukje rëndësinë e aktivizmit të gruas shqiptare.

Përmes nesh po promovojmë aktivizmin e femrës shqiptare në këto troje. Të gjitha ne që po marrim pjesë në këtë panel i takojmë profesioneve të ndryshme dhe është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të dëgjojnë dhe të shohin shembuj dëshmie që me shumë këmbëngulje dhe shumë punë mund të arrihen ëndrrat”, tha zonja Rama.

Komunikimi, guximi dhe përvojat e grave nxisin dhe përmirësojnë jetën e gruas për të arritur barazinë gjinore. Kjo sipas veprimtares Arlinda Osmani duhet të mbetet objektiv i veprimtarisë së tyre.

“Diskutimi na çon gjithmonë një hap më tej sepse fjala, e cila përçohet tek të tjerët ndihmon në hapat e duhura që ky hendek të zvogëlohet e ndoshta një ditë të arrihet tek ajo pika që të njihet si barazia gjinore”, tha zonja Osmani.

Organizatorja dhe veprimtarja e të drejtave të gruas, Hatixha Gjoni vë në dukje kontributin e gruas, e cila la gjurmë të pashlyeshme në jetën shoqërore të Ulqinit dhe më gjerë.

Potenciali i grave në Ulqin është i dukshëm. Gjatë veprimtarisë së vet ata kanë lanë gjurma që qartazi flasin këto fotografi të ekspozuara dhe të cilat tregojnë veprimtarinë e gruas dhe aktivizmin e tyre”, tha zonja Gjoni.

Veprimtaret e shoqërisë civile theksuan nevojën e përfshirjes së gruas në proceset e zhvillimit dhe të vendim-marrjes. Në këtë kuadër ata besojnë se rregullimi i duhur i pikëpamjeve kolektive të njerëzimit do të avanconte barazinë për ti trajtuar padrejtësitë me të cilat ndeshen gratë./Voa

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?