Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

Mali i Zi/ Sot shqyrtohet mocioni i mosbesimit për qeverinë! Abazoviç: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

13 Dhjetor 2021, 09:15| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 09:21

  • Share

Sot më Parlamentin e Malit të Zi do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet.

Sipas Dritan Abazoviç, kryetarit të Lëvizjes Qytetare “URA”, duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme për zgjidhjen e krizës politike.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviç ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?