Mali i Zi zbulon tunelin 30 metra që të çonte tek Gjykata e Lartë, reagon Abazoviç: U hap me ndihmën e punonjësve të gjykatës

13 Shtator 2023, 13:31| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 17:12

  • Share

Një tunel rreth 30 metra i gjatë është zbuluar në Mal të Zi dhe kjo rrugë nëntokësore të çon në ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë. Sipas medias malaziase “Vijesti”, tuneli është hapur nga mafia dhe ky rrugë u mundësoi atyre aksesin në Gjykatën e Lartë të Podgoricës. Mësohet se nga hetimet e kryera, rezulton se pas tunelit qëndron një grup kriminal, pasi aty janë gjetur sende që i përkasin një anëtari të këtij grupi, Slobodan Kašćelan.

Vijesti shkruan se tuneli është hapur para maksimumi një muaj e gjysmë. Sipas këtyre informacioneve, pronarët e kanë dhënë me qira banesën në bodrumin e pallatit, përballë ndërtesës së gjykatës, në fund të muajit korrik. Aksioni me shumë gjasa është kryer në muajin gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.

Kryeministri Dritan Abazoviç, ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe ai i Punëve të Brendshme Filip Axhiç vizituan banesën nga u hap tuneli për në Gjykatën e Lartë. Abazovic tha se do të kërkojë përgjegjësi nga përfaqësuesit e atij institucioni dhe se është tentuar minimi i shtetit.

"Mafia sado e fortë të jetë financiarisht, sado mbështetje të ketë brenda institucioneve të sistemit, përfshirë drejtësinë, nuk do ta mposhtë vendin. Ne duhet të kujdesemi që ata që e bënë këtë të sillen para drejtësisë”, u tha Abazoviç gazetarëve. Ai beson se hapja e tunelit nuk mund të bëhej pa ndihmës brenda institucionit të Gjykatës së Lartë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?