Maliq- Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje në ambientet e një banese, duke shkaktuar dëme materiale.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vloçisht të Maliqit, ditën e sotme. Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur më tej, ndërsa nuk raportohet për të dëmtuar.
Janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, ku ishte edhe vatra e ngjarjes, i cili përdorej nga familja.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, rreziku u neutralizua, po ashtu edhe kërcënimi nga një shpërthim i mundshëm i saj dhe dëme më të mëdha.
Komento
Komente
