Një fqinj i familjes Muçollari në fshatin Qesarak të Korçës tregon se 62 vjeçari kishte plagosur mbrëmë bashkëshorten e djalin e tij, dhe gjithë natën kishte qëlluar. Edhe gjatë mëngjesit kishin vijuar të shtënat.
Fqinji pranon se Ramiz Muçollari ishte një person që vuante nga problem të shëndetit mendor por ishte i qetë, vetëm këto ditë.
“U bë mirë kohët e fundit. U bë mirë, ishte i qetë. Mbrëmë në darkë nga ora 21:00, morëm vesh që kishte goditur të shoqen dhe të birin. Gjatë natës qëlloi me armë. Sot gjer tani bam.. bam .. bam…
Lajmi kryesor:
Maliq, plagosi gruan e djalin dhe nuk iu dorëzua policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA (EMRI + VIDEO)
S.G/LR/ReportTv.al