Në Komisariatin e Policisë Maliq kanë shkuar dy prindër dhe kanë kallëzuar humbjen e fëmijëve të tyre.
Personat Ll. Q., 43 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në fshatrat Zvirinë dhe Leminot kanë kallzuar më datë 26.06.2025 se fëmijët e tyre të mitur, një vajzë dhe një djalë, janë larguar nga banesa.
Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe kthimin e tyre, ndërsa apelon për ndihmën e qytetarëve në rast se disponojnë informacion rreth vendndodhjes së tyre.
Komento
Komente
