Maliq- Fermerët e Maliqit dolën sot paradite në protestë bashkë me mjetet e tyre për të kërkuar ndërhyrjen e qeverisë pasi rrezikojnë të falimentojnë.
Protesta u mbajt pranë kryqëzimit të Libonikut në Maliq. Fermerët e zonës në shenjë proteste me mjetet e tyre bllokuan përkohësisht aksin rrugor që lidh Drithasin me Maliqin.
Produktet e ngelura në stok prej vitesh, mungesa e tregut dhe subvencionimit dhe mos ndërhyrja e shtetit për të rregulluar sektorin bujqësor kanë qenë disa nga pikat për të cilat u zhvillua kjo protestë. Fermerët thonë se kostoja e prodhimit të produkteve është shumë më e lartë se ajo e shitjes.
Ne nuk dalim dot jashtë. Duam të punojmë këtu dhe të ardhurat këtu I kemi, por qeveria të vërë dorë. Qumështi 50 lekë, patatja 20 lekë, qepa 20 lekë (të reja). Pse nuk shitet prodhimi këtu se vjen nga jashtë. Duam të hamë' thotë një fermer.
"Na ka vajtur atje ku nuk mban më. Si asnjëherë tjetër fermerët kanë ardhur në protestë. Jemi të penalizuar nga prodhimi i Kosovës. Jo vetëm i Kosovës, e marrin nga Serbia dhe e sjellin këtu. Nuk shesim dot, patatën, qepën, grurin e misrin. Si asnjëherë tjetër gruri është me 24 lekë kilogrami, turp i zi. Kostoja e grurit vete 30 lekë. Me qepën e pataten na godet shumë Kosova, se fermerët e Kosovës subvencionohen për kilogram' thotë një fermere.
Protesta është shoqëruar me tensione të shumta për shkak se banorët kishin bllokuar rrugën me zetora. Vetë drejtori i policisë së qarkut ka dhënë urdhër policisë së shtetit që me forcë të largojë protestuesit për të hapur rrugën.
Madje fermerët që bllokuan rrugën me zetora janë gjobitur me 100 mijë lekë të reja (1 mln lekë të vjetra).
Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur dhe një fletë e gjobës ku shkruhet se drejtuesi I mjetit ka zënë sipërfaqen rrugore më konkretisht aksin rrugor Libonik-Drithas pa leje dhe pa shkak të arsyeshme duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve. Sipas informacioneve rreth 70 mjete bujqësore traktorë janë gjobitur nga ana e policisë.
Bujar Muco, anëtar i shoqatës së biznesit të vogël thotë se qeveria ka 10 ditë kohë të marrë masa përndryshe paralajmëron përshkallëzim të situatës.
“Protestuam për padrejtësitë që po u bëhen fermerëve sot nga qeveria. Fermerët sot janë pjesa më e goditur e tregut shqiptar. Prodhimet e tyre po dalin me kosto të lartë e po shiten me çmime të ulëta, pasi po hyjn ëprodukte informale nga vendet e rajonit, Kosova, e Serbia. Shteti shqiptar fermerët i ka lënë në harresë. I japim afat 10 ditor. Nëse qeveria nuk reflekton me masa emergjente për ndërhyrje në dogana për produktet që hyjnë pa kontroll e pa akcizë, subvencionimin e fermerëve,ne do të dalim sërish në protestë të bllokojmë rrugët'
Protestuesit mbajtën të bllokuar rrugën përreth një orë, derisa mbërriti drejtori i policisë së qarkut të Korçës, Gjovalin Loka i cili shihet duke shtyrë protestuesit dhe efektivët që ishin caktuar për mbarëvajtjen e protestës.
Në videon e siguruar nga Report Tv shihet se si drejtori i policisë, Gjovalin Loka shtyn efektivët që të mbajnë protestuesit të mos kalojnë vijën e caktuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Komisionin e Ekonomisë ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit “Për Policinë e Shtetit”.
Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.
“Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhijntë e vendit”, u shpreh Spaho.
Ministri Balla u shpreh se “liria jote përfundon aty ku nis liria e tjetrit”, duke thënë se policia ka bërë punën e saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.
“Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj”, iu përgjigj Balla.
popull dele popull mjeran popull mesjetar popull i pabese mire ja ben policia
Përgjigju/ALB PATRIOT/,e the dhe vete- Ballkan i hapur,kur ke nje marreveshje te tille do t'a hapesh tregun per te gjithe ballkanasit,ne fund mbijeton me i forti.Por s'keni pare gje akoma,prisni kur te hyni ne BE,do t'a hapni tregun per te gjithe BE dhe do te vendosen rregulla te reja.Harruat protestat e fermereve te disa vendeve te BE?! Per shqipot sa po kane filluar te provojne cdo te thote te jene pjese e grupit.
PërgjigjuMBRONI FSHATARET NOR PISA,MOR NDYRESIRA QEVERITARE,,,,ATA JANE PJESA ME E NDERSHME E JONA....
PërgjigjuE mbrapa Edi Rama i pafytyre i ban thirje shqipetareve qe jetojne jashte kthehuni e punoni ketu!!!!
PërgjigjuQeveria aktuale, ashtu si ato paraardhese, NUK KA ASNJE politike ne mbrojtje te prodhimit vendas! ("Ballkani i SuperHapur")
Përgjigju