Maliq- Policia ka njoftuar sot se ka gjetur tre armë zjarri në një kanal, në fshatin Libonik,në vendin e quajtur "Pompat".
Sipas njoftimit të bluve armët të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë) ishin të mbështjella me qese plastike.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
“Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur "Pompat", janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë). Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente
