Kronikë

Maliq/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset 9- vjeçarja që ishte pasagjere

17 Prill, 18:54| Përditesimi: 17 Prill, 19:26

  • Share

Maliq-Një aksident ka ndodhur në fshatin në Maliq, ku drejtuesi me inicialet F.B ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.     

'Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?