Maliq-Një aksident ka ndodhur në fshatin në Maliq, ku drejtuesi me inicialet F.B ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
'Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
