Kronikë

Maliq/ I vuri zjarrin 'Arave të Sulës' për të hapur kullota të reja, arrestohet piromani 26-vjeçar (VIDEO)

31 Korrik, 09:16| Përditesimi: 31 Korrik, 09:26

  • Share

Maliq- Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave të reja dhe ripërtëritjen e tyre duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre, arrestohet 26-vjeçari.  

Policia e Korçës bëri sot me dije se ka identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin G. A., banues në fshatin Pirg.

“Nga hetimet dyshohet se ky më datë 30 korrik 2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre”, bëri me dije policia vendore.

Pas veprimeve paraprake, dosja hetimore me materialet përkatëse i kaluan Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apeloi edhe për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

“Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, përfundoi policia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?