Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Maliq/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset rëndë me thikë 28-vjeçari

28 Nëntor 2018, 11:41| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 12:35

  • Share

Një 28-vjeçar është plagosur këtë të mërkurë në një lokal të fshatit Podgorie të  Maliqit, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Report Tv raporton se i lënduari është personi Mariglen Bollguri, ndërsa agresori është personi me inicialet E.B., 28 vjeç.

Mariglen Bollguri, i cili gjendet në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, është goditur me mjet të mprehtë, thikë. Sakaq, Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve të Report Tv, të dy personat në fjalë njihen në zonë si problematikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?