Maliq- Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Maliq-Moglicë, në qarkun e Korçës, me pasojë dy të plagosur.
Burime policore informuan se 43-vjeçari me inicialet A. D., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
“Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.
Policia Rrugore ka nisur veprimet për rastin dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente
