Foto ilustruese

Kronikë

Maliq/ Përplasi me makinë 68-vjeçaren dhe u largua, në kërkim shoferi

25 Shkurt, 12:47| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:49

  • Share

Maliq-Drejtuesi i një autumjeti tip "Ford" është shpallur në kërkim nga Policia e Maliqit pasi përplasi një 68-vjeçare në fshatin Pojan.

Pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:40 shoferi është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë këmbësorja e plagosur ndodhet në spital.

“Rreth orës 11:40, në fshatin Pojan, dyshohet se shtetasi K. Sh., duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka përplasur shtetasen S. K., 68 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.  

Shtetasja S. K. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve”, imformoi sot policia.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?