Foto ilustruese

Kronikë

Maliq/ Përshtatën lokalin për të luajtur Poker, arrestohet pronari dhe bashkëpunëtori i tij

13 Shkurt, 15:00| Përditesimi: 13 Shkurt, 15:02

  • Share

Maliq-Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Maliqit pasi kishte përshtatur lokalin e tij në fshatin Vashtmi, për të luajtur Poker.

“Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi O. C., 48 vjeç, si dhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. L., 31 vjeç”, informoi sot policia.

Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij. Ndërkohë sipas njoftimit të Policisë nën hetim janë edhe 12 persona pasi u kapën teksa po luanin.

Blutë sekuestruan 1 tavolinë Pokeri, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të përfituara nga loja.

Operacioni u kodua “Bet25”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?