Kronikë

Maliq/ Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm, banorët e fshatit Zvezdë në protestë (VIDEO)

10 Gusht, 09:38| Përditesimi: 10 Gusht, 14:27

  • Share

Banorët e fshatit Zvezdë, në bashkinë Maliq, janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të diele, duke kundërshtuar mënyrën e zbatimit të projektit për furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas tyre, punimet për projektin kanë nisur prej dy javësh, por që në fillim janë vërejtur probleme në cilësinë e realizimit. Pas më shumë se 30 vitesh mungesë të ujit të pijshëm, banorët shprehen të shqetësuar se mund të përballen sërish me të njëjtën situatë.

 “Ne banorët e fshatit Zvezdë kemi një problem. Investiemet që po bëhen nuk janë cilësore. Tubacionet që kanë marrë nuk janë për ujin e pijshëm. Ata duhet t’i mbulojnë tubat duhet t’i bëjnë edhe me rrjetë”, tha një banor.

Gjithashtu banorët thonë se depozita e ujit  të ndërtohet në fshatin Zvezdë, ku ka burime të mjaftueshme për furnizim, dhe jo në fshatin Burimas, siç është parashikuar në projektin aktual.

“Duheshin që të bëheshin njëherë ujërat e zeza, pastaj uji i pijshëm. Këtu është hera e katërt që vendosen tuba uji pa një farë përgjegjësie. Nuk kemi besim që edhe me këtë punë që po bëjnë të kemi ujë të pijshëm”, theksoi një banor tjetër.

Banorët kërkojnë transparencë mbi përmbajtjen e projektit dhe përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Xh.K/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?