Kronikë

Maliq, rreth 2 mijë banorë pa qendër shëndetësore! Qytetarët: Dhe stalla e bagëtive, më e mirë se ajo godinë e rrënuar! Gjendja alarmante

18 Shtator 2021, 21:32| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 22:49

  • Share

Në katin e dytë të kësaj ndërtese ndodhet qendra shëndetësore e fshatit Plasë në të cilën marrin shërbimin më shumë se 2000 banorë. Prej dekadash nuk e ka njohur asnjë investim duke shkuar drejt degradimit.

Në këtë institucion shëndetësor nuk ofrohen as kushtet minimale higjeno-sanitare, e ndërsa vjeshta shiu depërton brenda godinës.

“Më shumë se 32 vite ka, nuk është vënë dorë, siç bie jashtë futet brenda”, tha një banor

“Jemi i vetmi fshat që nuk është bërë asnjë investimi, kemi 30 vite këtu dhe nuk vihet dorë për asgjë. Për gjënë më të vogël që kemi ne shkojmë në Korçë, një stallë bagëtish është më e mirë se ajo, gjendja është alarmante”, tha një tjetër.

Kryeplaku i fshatit shprehet se pavarësisht kërkesave, Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndërhyrë për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore.

“Tullat kanë duke rënë, pikon çatia, duhet ndërhyrë. Unë si kryetar fshati i kam kërkuar shumë herë, na kanë dhënë të drejtë, i kanë parë, por nuk kanë ndërhyrë. Personeli mjekësor vjen dhe punon, por nuk kanë kushte”, tha Kudret Kyçyku, kryeplak i fshatit Plasë.

Në këto kushte banorët e fshatrave Plasë dhe Pendavinj udhëtojnë drejt qytetit të Korçës për çdo shërbim ambulator apo vizita mjekësore.

Komento

Komente

  • Sinani: 18/09/2021 22:45

    Vetem PROTESTAT Jane zgjidhje mos u lodhni kot me qeverine

    Përgjigju
  • Njoni: 18/09/2021 19:48

    Qeshin pastaj me deputetin sajmir korreshi te lushnjes. Ky osht raliteti atje në shqipri duhet qe deputetet te zbresin në teren e te shohin raliteti. Rrin gjoth me foristrada me shofera personal e me bodigarda ku I del koha atyre mi non me pa popullill . Atyre si del koha me shit pordh. Ketu në britani deputeti mi te keqen nona ikem me trem. Autobus cate gjej kush ja jep pbordhigardi e shoferit ketu atyre . I ha populli te gjall. Atje kur vim në me pushim duhet ti hapesh dhe rrugen në autostrad . SeI ka zo barku nga dhjomi e dun me shku shpejt. Hajde te nona se u bo von se atje Vec sherr nuk bohet se te tjerat bohen te gjitha. Cate kerkosh I gjen .ene toce tlyni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?