Maliq- Jo vetëm zjarre që qëllimshme dhe nga temperaturat e larta, por edhe për shkak të rrjetit elektrik.
Një sipërfaqe toke dhe 30 pemë dru-frutore u shkrumbuan pas një vatre zjarri që dyshohet se ra dje në fshatin Klocë të Korçës.
Policia vendore bëri me dije se dyshohet që “për shkak një shkëndije në një kabllo elektrike, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit L. Gj., 70 vjeç”.
Si pasojë janë djegur rreth 30 pemë frutore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
