Zjarri në Plovisht

Kronikë

Maliq/ Turistët ndezën zjarr në Plovisht dhe nuk e fikën, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

9 Korrik, 13:29| Përditesimi: 9 Korrik, 13:35

  • Share

Maliq-Një zjarr përfshiu ditën e sotme një sipërfaqe bujqësore prej 1 hektari në fshatin Plovisht të Maliqit.

Bëhet me dije se zjarri ishte vendosur nga disa turistë.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe 4 vullnetarëve zjarri u fik plotësisht.

Autoritetet lokale u bëjnë apel qytetarëve që të kenë kujdes me vënien e zjarrit, veçanërisht në këro ditë të nxehta të verës.

Njoftimi i plotë:

Më datë 9 korrik 2025, rreth orës 11:29, në fshatin Plovisht të Njësisë Administrative Gorë, Bashkia Maliq, është raportuar një zjarr në një sipërfaqe bujqësore prej 1 hektari. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete apo të lënduar.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave përkatëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht brenda pak minutash, konkretisht në orën 11:50. Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë 2 mjete zjarrfikëse me 7 efektivë, 10 forca të pyjores, 4 vullnetarë dhe 2 mjete bashkiake. Gjithashtu, për sigurinë në zonë, ndihmuan edhe 3 forca të Policisë së Shtetit me 2 mjete të tyre.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e disa turistëve që kanë lënë zjarr të ndezur. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë, flakët nuk u përhapën në fondin pyjor.

Autoritetet lokale dhe strukturat e mbrojtjes civile po apelojnë për më shumë kujdes, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë mjedisin dhe sigurinë publike.

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 09/07/2025 13:55

    gjejini dhe te perballen me drejtesine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?