Maliq- Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori të moshuar dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Korçës.
Ngjarja u shënua në afërsi të fshatit Leminot, në Maliq.
Gazetari i Report TV, Armand Maho, informon se bëhet me dije paraprakisht se motori ka përplasur këmbësorin 68-vjeçar, i cili mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Kurse drejtuesi 18-vjeçar i motorit u plagos dhe po trajtohet nga mjekët e spitalit.
“Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S. Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia vendore.
Nuk dihen ende rrethanat, kurse policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet ndaj drejtuesit dhe zbardhur dinamikën.
Komente
