Baste online

Maliq/ Vendosnin baste sportive online, 3 në pranga, 2 në hetim! Sekuestrohen 5 celularë

3 Gusht, 11:29| Përditesimi: 3 Gusht, 11:43

  • Share

Maliq-3 persona janë arrestuar dhe dhe 2 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi vendosnin baste online në mënyrë të paligjshme.

R. G., 21 vjeç, banues në fshatin Velitërne, Maliq dhe G. E., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në celularët e tyre janë konstatuar faqe për vënien e basteve sportive;

K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në lokalin në pronësi të babait të tij, shtetasit M. M., u konstatua duke vënë baste sportive, në celularin e tij.

Gjithashtu filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit, në kundërshtim me ligjin", për babanë e 28-vjeçarit, shtetasin M. M., 52 vjec, si dhe për shtetasin E. H., 29 vjec, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi ushtronin të njëjtën veprimtari të paligjshme, informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularë.

Operacioni u kodua “Skedina 1”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 06/08/2024 09:16

    PSE DHKONI GJER NE MALIQ,,TIRANA ESHTE E MBUSHUR ME KAFENE TE TILLA QE VRNDOSIN BASTE,,,KETO LOKALE KANE QENE DIKUR PIKA BASTESH,,,,NJE E KENI MU TEK 21 DHJETORI NE TIRANE,,10 M LARG NE KRAH TE SUPERMARKET JOENES,, LOKAL ME XHAMA TE ERRET...ATY VENDOS BASTE EDHE UNE...PRONARI QE VENDOS BASTE ME TELEFON ESHTE TEK TE 60--DHJETAT....KAPINI SE PO VJEDHIN DYNJANE..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?