TIRANE- Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka thënë në një intervistë për gazetaren e Report Tv se botuesi dhe pronari i UET Henri Çili është arrestuar për të kërcënuar pronarët e tjerë të universiteteve private. Ai tha se se do të jetë sot në tubimin e Metës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, ndërsa shtoi se ai do të pasohet në protesta deri në largimin e qeverisë.
Maliqi deklaroi se ka besim tek Meta për shkak se është student i dhjetorit 1990, e njeh mirë politikën, PS por edhe Ramën. Ai tha se Meta e di mirë se sa herë i ka dhënë dorën Ramës, është prodhuar një faturë në dëm të shqiptarëve.
"Unë sapo mbarova diskutimin në parlament. Sot ishte një aktrim i madh. Ramës i kishte ikur zari dhe ngjyra e fytyrës. Sot është një ditë e shënuar e një manifestimi paqësor që do të pasohet me protestat deri në largimin e atyre që janë e keqja e vendit. Ashtu si goditën median me ligjin anti-shpifje, ashtu si futën në burg Henri Çilin për të shantazhuar pronarët e tjerë të Universiteteve private. 4 muaj nga tërmeti nuk është bërë asgjë për ata që kanë ngelur në shtëpi. Deputetët e tjerë nuk marrin pjesë se janë të kapur. Duhet t'i shërbejmë demokracisë dhe popullit. Falënderoj 2 mijë qytetarët që janë nisur nga Berati.
Angazhimi im është shumë i madh, nga foltorja e parlamentit. Nga qarku i Beratit. Unë pres që presidenti të dëgjojë zërin e qytetarëve i cili thotë shpërndaje sa më shpejt të parlamentit. Unë kam besim jo vetëm të uragani i madh popullor. Mua më bëhet qejfi që këtë herë organizimi nuk është me autobuze. Njerëzit janë ndërgjegjësuar vetë. Kësaj here nuk bëhet fjalë që merr pjesë opozita por artistë, media. Zoti do që sot të jetë kohë e bukur. Unë vij nga strukturat e Policisë së Shtetit. Sot nuk ka asnjë të dhënë për incidente, mund të ketë ndonjë segment nga ana e Rilindjes. Unë kam besim te Meta si studenti i dhjetorit 1990, e njeh mirë politikën shqiptare dhe PS por edhe këtë mashtrues që i ka dhënë dorën disa herë, e cila ka prodhuar një faturë në dëm të shqiptarëve", tha Maliqi.
Mire ti z.Maliqi paske besim te z.Meta,po ai te ka besim tek ty?
PërgjigjuPanxharëri e gjallë e mbjellë në kënetë
PërgjigjuTe rente virusi o Lefter kokolopa
PërgjigjuVaj vatani e mjer mileti, ku ka vajt halli te degjosh denglat e spurdhjakut Lefter Maliqi. E sa shpejt e harrove berberin ne Ate qytetin e vogel verior o mavri. Kujdes hunden.......
PërgjigjuFatkeqsi e medhe njerez laraman te nivelit te Lefter Maliqit te futen ne parlament,sharlatane te tille injorant e te pashkolluar duhet perfundimisht te zhduken nga parlamenti, i bejne dem te madh vendit.
PërgjigjuKy maliq kok lopa bën si ekspert bythe. Ky është një Idjot i ler e ky pler mer pjes në politik. Ky është një hipolit.
Përgjigju