Maliqi: I bashkohem thirrjes së presidentit për protesta në të gjithë vendin! Rama po të dojë ndërton Durrësin dhe Tiranën me lekët e tij

6 Mars 2020, 13:20| Përditesimi: 6 Mars 2020, 13:35

  • Share

TIRANË - Deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për shtyp nga selia e Kuvendit të Shqipërisë i ka dalë në krah presidentit Ilir Meta për protesta në të gjithë vendin. Ai tha se opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer duhet të vazhdojnë valën e protestave, për të rrëzuar nga qeveria Edi Ramën.

"Vëllezërit tanë kosovarë e kanë shumë më të lartë pagën. Administrata nuk e voton më për shkak të rrogave të ulëta. Thirrje ime është që thirrjes së presidentit do vazhdoj t'i përgjigjem. Opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer duhet të vazhdojnë valën e protestave sepse ky njeri që merr lekët me oligarkë. Ka të tjerë që punojnë për të. Unë e kam thënë se ndërton me lekë e veta jo një Durrës, por edhe Tiranën. Ky me vettingun e policisë i bën shantazh socialistëve të ndershëm. Policinë e ka kthyer në polici politike. Vrasje me snajper në qytetin e Ministrit të Rendit.

Si mund të ecim ne. Ju e patë 2 Marsin. Më thoni ju si media ku pati një autobuz me qytetarë. Atyre iu tha të vinin por të gjithë erdhën me makinat e tyre. Kjo valë protestash duhet të ngrihet sepse bëhet fjalë për fatet e vendit. Për këtë njeri të pangopur nuk mund të vuajnë shqiptarët", tha Maliqi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 06/03/2020 16:52

    Me mendjen tulle si puna Lefterit ,mjere Shqiperia per politikanet qe ka

    Përgjigju
  • Tironci: 06/03/2020 16:20

    Ore ky qenka idiot fare!keto jan kuadrot e PDse qe e kane shendritur ket vend.o Lefter ty nuk te merr kush per njeri po per kafshe.

    Përgjigju
    • Haha: 06/03/2020 16:37

      Po dhe kafsha e ben nje pune p. sh gomari mban dru apo ky ose eshte kafshe prehistorike ose eshte dru me pre

  • luan: 06/03/2020 13:42

    pizeveng! Njeri pa shtylle kurrizorfe!Turp!

    Përgjigju
  • Masteri: 06/03/2020 13:40

    Ik o Lefter budallai ik o fshatar i Beratit. Kujton se po flet me fshataret e tu apo me Eva Hyskja qe te duket vetja i zgjuar hahahaha o polic gomar.

    Përgjigju
  • Erik: 06/03/2020 13:24

    Ore ky pse nuk heq dore nga mandati i deputetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?