Maliqi: Jam e keqe e domosdoshme për PD-LSI! Hajdarin e Murrizin i përdori Rama, nuk marrin mandate

22 Tetor 2020, 17:45| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 18:06

  • Share

Teksa deputetët e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi prezantuan partitë e reja që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, Lefter Maliqi do të mbetet sërish në koalicionin PD-LSI.

Në një intervistë në Report Tv, Maliqi u shpreh se është e keqe e domosdoshme e PD-LSI për të siguruar një mandat në qarkun e Beratit. Ai e ka përjashtuar mundësinë e garimit me PS, kjo për shkak se ndjehet e zhgënjyer nga kryeministri Rama.

"Rasti im ka qenë ndryshe. Pa mendjemadhësi, duke qenë me njerëz të thjeshtë mendoj se mbetem e keqe e domosdoshme për lëvizjen e një mandati në qarkun e Beratit. Për politikën shqiptare. Nuk kam frikë dhe jam i pastër ndaj akuzoj hapur. Unë kam miq shumë nga PS dhe deputetë aktualë, drejtues vendor por me keqardhje them se ky njeri (Rama) shet njerëzit e vetë. Nuk ka lidhje me PS dhe nuk mban asnjë premtim. Unë i besova me një takim me këta dhe të gjitha premtimet nuk i mbajtën. 2 investime në qarkun e Beratit që nuk u bënë dhe një detyrë që mu premtua në këtë qark. Unë të gjitha detyrat i kam kryer me përpikmëri. Këta duan njerëz servila" - tha Maliqi.

Gjithashtu ai shprehu kritika për partitë e reja që kanë krijuar deputetët e opozitës parlamentare, Hajdari dhe Murrizi për të cilët tha se nuk do të marrin mandate në zgjedhjet e ardhshme. Por edhe për veten, Maliqi u shpreh se nëse do të krijonte tani një parti të re nuk do të fitonte votat e mjaftueshme për një mandat deputeti.

"Jam midis të dyve. Do zgjedh në momentin që do vijnë ndryshimet kushtetuese dhe në momentin që do të shihen koalicionet. Unë nga të dy kam kontakte. Dhe nëse nuk më zgjedhin, të jeni të bindur që në Parlamentin për një ditë në parlamentin e ardhshëm. Karriera ime politike besoj se do përfundoj në moshën 65 vjeç. Pavarësisht se mund të ndihem i zhgënjyer nga kjo politikë, por unë do të vazhdoj karrierën deri në fund. Do të jem deputet. Unë do të mbetem ky Lefter Maliq. Do të jem tek koalicioni PD-LSI. Partitë të reja, kur nuk mori për shkak të këtij sistemi, Bamir Topi, Ben Blushi nuk mund të marrin deputetët që kanë kontribuar pak në qarqet e tyre. Produkti i Ramës, janë partitë e vogla. I shërbejnë Rilindjes indirekt. Është e pamundur që të marrin mandat deputeti. Edhe unë i pavarur nuk mund të marrë 10 mijë vota" - tha Maliqi.

Ndërsa shprehu kritika për kryeministrin Rama, Maliqi ka dhënë vlerësime dhe për politikanët e tjerë, Presidentin, kreun e PD-së si dhe për ish kryeministrin Berisha.

"Lidhur me Bashën unë e kam thënë që kisha pakënaqësinë për listën e 2017. Basha, lidhur me këto pakënaqësi ka kërkuar ndjesë për këtë listë. Lidhur me ish liderin Berisha. Unë kam shprehur mirënjohje në investimet që ka bërë në qarkun e Beratit. Dhe për Metën kam shprehur mirënjohjen. Lidhur me qëndrimet politike, mosmbajtja e premtimeve të PS-së gjatë këtyre viteve. Nuk e di. Di që Metën e njoh mirë, ka një natyrë këmbëngulëse dhe kurajo. Nuk i shkon kostumi i Presidentit me këto kompetenca që i ka lënë. Ka më pak kompetenca se sa një ministër. E njeh politikën mirë. Nuk kam asnjë informacion për lëvizjet e Metës" - tha deputeti.

Që prej hyrjes në fuqi të vendimit për mbajtjen e detyrueshme të maskave, Maliqi është parë që nuk e ka respektuar në shumë vende këtë rregull. Ai thotë se maskën e mban vetëm në vendet me shumë njerëz.

"Për shkak të karrierës, nuk e njoh mosbindjen ndaj ligjit. Njerëzve me maskë u kam vendosur prangat. Maskën në ambiente kur ka grumbullimeve e mbaj ndërsa në natyrë jo. Nuk e di se si më ka kapur kamera. Ministrja e drejtësisë u keqpërdor nga Rama për reformën në drejtësi që të gjithë e dinë se ka dështuar. Unë jam ndër të parët që respektoj Policinë e Shtetit. I kërkoj falje se herë më ndihmoj. Ka të bëjë me respektin që kam ndaj punonjësve të policisë" - tha Maliqi.

Maliqi u shpreh i bindur tek humbja e kryeministrit Rama në zgjedhjet e ardhshme duke deklaruar se pas tyre brenda PS-së do të ketë një luftë për vendin e kryetarit. Deputeti tha dy emrat që sipas tij do të jenë pretendentët për këtë post.

"Çdo forcë politike ka shumë kandidatë më të mirë se sa kryetarët aktualë. Mendoj se çdo kandidat tjetër në PS do të ishte shumë herë më i mirë se ky i gjati. Gjithë problemi i Ramës është LSI sot. Koalicioni mes tyre është i rrezikshëm për Ramën pasi e dërgon në opozitë. Është rritur shumë dhe partia e Agron Dukës me Partinë Agrare. Biseda me ta ka qenë zhgënjyes. Edhe Rama është i zhgënjyer. Në 25 prill në darkë, ky do kalojë në mbidozë dhe do shkojnë t'i thonë zgjohu  çfarë do bëjmë me partinë. Do filloj një luftë mes Tahirit dhe Veliajt" - tha Maliqi.

 

Ora 18:06
Maliqi: Për ditëlindje, Berishës i dërgova një shampanjë, nga më të shtrenjtat në Shqipëri

Deputeti Lefter Maliqi zbuloi në Report Tv dhuratën që i bëri ish-kryeministrit Berisha për ditëlindjen të cilën e festoi vetëm 1 javë më parë.

"Unë kam kontakt me Berishën. I kam kontaktet. Unë çdo ditëlindje i kam shkuar në shtëpi. Dhuratën ia dërgova. Shampanjë i dërgova për ditëlindje. Nuk ka shampanjë më të shtrenjta se 10 mijë lekë të reja. Gjatë kohës së qeverisë Berisha kam pasur shumë investime. Ai mbajti një qëndrim lideri, ishte i fortë. Për mua është i pazëvendësueshëm dhe është një model frymëzimi" - tha Maliqi.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 23/10/2020 08:54

    Z.Lefderr.asnje prej tyre nuk ka kenduar"o sali tu befsha ferre,merr pushtetin dhe njehere".Pasi u dallove si kengetar rapsod popullor,iu lepive Ps dhe Rames,te cilet te vleresuan si "aset kombetar"dhe te bene nendrejtor te pergjithshem te burgjeve.

    Përgjigju
  • Taulant: 23/10/2020 08:26

    Nje idiot me teper ne kete tranzicion te gjate politik ne vend. Mjaft i ricikluat keto mbetje duke u dhene hapesire televizive, boll e kane FB per 300 ndjekesit e vete.

    Përgjigju
  • Edepsez Maliqi: 22/10/2020 23:26

    Berishes ti kishe cuar nje arkivol me mire

    Përgjigju
  • Tope Tope: 22/10/2020 20:09

    Ti do na rruaq topet o Maliqke se je nje pusht i paburre qe se ke shokun ne tere vendin.

    Përgjigju
  • Tosi: 22/10/2020 19:32

    Ti je e keqe e vogel ti je koqekandari

    Përgjigju
    • Haha: 22/10/2020 20:02

      Sa kam qesh o Tos

  • FSHATARI ORDINER: 22/10/2020 18:49

    O MALIQ KAKA TI BËJ ÇFAR TË DUASH PO TI NUK MER AS DHE NJË VOT O KOK LOP ORDINER O KAPTERR PIS.

    Përgjigju
  • tosi: 22/10/2020 18:17

    Mandati i nje kopili te Kulmakut nuk i hyn ne pune askujt o Lefter hunderr kokexhufka, je fytyra me e shpifur ne parlament , shkofsh ne ferr o i biri i babait te teqese se kulmakut.

    Përgjigju
  • Skorpions: 22/10/2020 18:10

    O pallosh groshe, mirenjohje per Berishen, mirenjohje per Liken... po ca deshe ne sqetull te Rames pastaj, o parazit. E bukura me ty eshte qe vec ti i beson ato qe thua. Je komplet i rrotekarizum.

    Përgjigju
  • Sifi: 22/10/2020 18:07

    Kush te pranon ty per kandidat ,opoziten e ka te siguruar .Ti je protitipi i njeriut qe ju ngjit polikes si mize kali dhe nuk shqitet.Je i falimentuar Maliq rdhe asnje ste pranon se ke 100 flamur.Ne Berat te njohen se cfar malli je dhe nuk te zgjedh njeri

    Përgjigju
  • Kacidhe: 22/10/2020 17:56

    O kokelope ti do te maresh ket temin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?