Ekonomi

Maliqi prodhon mbi 28 mijë ton qepë dhe 22 mijë ton patate, fermerët në krizë: Produktet shiten nën kosto, s'kemi fitime

23 Shtator, 18:35| Përditesimi: 23 Shtator, 19:11

  • Share

MALIQ- Është sezoni i vjeljes së qepëve në fushën e Maliqit. Prodhimi është i bollshëm, siç shihet në pamjet e Report tv. Ne u ndalëm në fshatin Zvirinë, ku fermerët ankohen se çmimi i ulët dhe mungesa e tregut kanë bërë që të dalin me humbje.

“Çmimi është 25 lek për kilogram, por nuk ka treg. Nëse do të shesësh, mund të shesësh vetëm te dy-tre të njohur, sepse nuk ka treg të garantuar,” shpjegon një fermer i zonës. Sipas tij, fermerët kanë prodhuar sasi të mëdha, por nuk mund të shesin të gjithë prodhimin”, tha një fermer.

“Kemi dalë nën kosto. Si mund të shesim me 25 lek kur kemi shpenzuar shumë për plehrat kimike dhe ujitjen? Nuk kemi fituar asgjë,” shprehet një tjeter fermere.

Kostoja e prodhimit është e lartë. Farat dhe plehrat kimike blihen shtrenjtë, ndërsa vaditja ka qenë një sfidë e vërtetë për fermerët.

 “Njerëzit kanë fjetur në arat e mbjellë për të vaditur, ishte e vështirë,” shton ai.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Mungesa e magazinave bën që qepët të prishen shpejt ndaj detyrohen të shesin prodhimin e sapovjele.

“Ne nxjerrim qepët nga magazinat sa i shesim, sepse temperaturat e larta nuk lejojnë që të ruhen,” tha fermeri.

Fermerët theksojnë se tregtarët përfitojnë më shumë sesa ata që punojnë tokën.

Ndersa prodhimi i patates kete sezon nuk eshte i mire, pasi kjo kulture eshte demtuar nga insektet, ndersa fermeret ankohen se plehrat kimike janë të skaduara.

 “Në patate ka rënë flutura, disa dynym nuk i kemi shkulur fare.”

Fermerët e Zvirinës kujtojnë se në vitin 2023 qepët u shiten me 50 lek për kilogram, gjë që i nxiti të shtonin sipërfaqen e mbjellë. Por dy vitet e fundit, çmimi ka rënë ndjeshëm, duke u shkaktuar humbje te medha financiare.

“Ne nuk pretendojme për fitime, vetem te nxjerrim leket qe kemi hedh per mbjellje”, tha me tej fermerja.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë, këtë vit në fushën e Maliqit janë mbjellë 750 hektarë me patate dhe 720 hektarë me qepë me nje prodhim vjetor prej 28,800 ton qepë dhe 22,500 ton patate.Në tregun me shumicë, aktualisht nje kilogram patate shitet me shumice 30 lek, ndërsa qepa me 25-28 lek. Fermerët theksojnë se keto produkte duhet të jene se paku 35-50 lek/kg, për të justifikuar koston e lartë të prodhimit.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korce-Tirane: 26/09/2025 13:30

    Bujqesia ka nevoje urgjente per nje reformim. Bujqit kane nevoje per keshillim dhe diversifikim ne cdo drejtim nga instituciinet shteterore, qe nga perdorimi i pesticideve, diversifikimi i kulturave, mbeshtetje infrastrukturore e ene investime, edukim dhe proteksionizem doganor. Nga ana tjeter bujqit duhet te behen me te ndergjegjshem dhe jo aq mashtrues sa jane dhe te kujdesen per cilesine dhe ndershmerine ne tregeti. Une ndaloj perhere te ble buze rruges korce pogradec por ne 90% te rasteve ata i mbajne cmimet njelloj ose me shtrenjte se shitesi poshte pallatit tim ne Tirane, dhe shpesh edhe cilesia eshte shume e diskutueshme, prandaj kur lexon shkrime te tilla te iken truri packa se problematika ne themel qendron.

    Përgjigju
  • filat: 25/09/2025 17:31

    Çdo vit i njëjti avaz,hidhen në kanal se nuk shiten shum fshatar i kanë prerë dhe mollët se dhe këto në lumë përfundonin përse ; punohet pa plan,mbillet pa orjentim,kush duhet ti udhëzoi sigurisht ministria e buqësisë që fle gjumë.Në krahun tjetër thuhet se do rriten çmimet e misjit dhe bulmetit se ska prodhim misri që të ushqejë pulat,..ja pra që është rrumpallë.

    Përgjigju
    • Flutura: 25/09/2025 19:03

      Produktet kane 35 vjet qe nuk dalin dot nga Rajoni, Qarko, per shkak te mungeses se plote te kanaleve te Marketingut dhe hapesires se madhe bosh midis fermerit dhe Ministrise. Mungese e plote vizioni, si rrjedhim edhe menaxhimi.

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?