Ekonomi

Maliqi prodhon mbi 28 mijë ton qepë dhe 22 mijë ton patate, fermerët në krizë: Produktet shiten nën kosto, s'kemi fitime

23 Shtator, 18:35| Përditesimi: 23 Shtator, 19:11

  • Share

MALIQ- Është sezoni i vjeljes së qepëve në fushën e Maliqit. Prodhimi është i bollshëm, siç shihet në pamjet e Report tv. Ne u ndalëm në fshatin Zvirinë, ku fermerët ankohen se çmimi i ulët dhe mungesa e tregut kanë bërë që të dalin me humbje.

“Çmimi është 25 lek për kilogram, por nuk ka treg. Nëse do të shesësh, mund të shesësh vetëm te dy-tre të njohur, sepse nuk ka treg të garantuar,” shpjegon një fermer i zonës. Sipas tij, fermerët kanë prodhuar sasi të mëdha, por nuk mund të shesin të gjithë prodhimin”, tha një fermer.

“Kemi dalë nën kosto. Si mund të shesim me 25 lek kur kemi shpenzuar shumë për plehrat kimike dhe ujitjen? Nuk kemi fituar asgjë,” shprehet një tjeter fermere.

Kostoja e prodhimit është e lartë. Farat dhe plehrat kimike blihen shtrenjtë, ndërsa vaditja ka qenë një sfidë e vërtetë për fermerët.

 “Njerëzit kanë fjetur në arat e mbjellë për të vaditur, ishte e vështirë,” shton ai.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Mungesa e magazinave bën që qepët të prishen shpejt ndaj detyrohen të shesin prodhimin e sapovjele.

“Ne nxjerrim qepët nga magazinat sa i shesim, sepse temperaturat e larta nuk lejojnë që të ruhen,” tha fermeri.

Fermerët theksojnë se tregtarët përfitojnë më shumë sesa ata që punojnë tokën.

Ndersa prodhimi i patates kete sezon nuk eshte i mire, pasi kjo kulture eshte demtuar nga insektet, ndersa fermeret ankohen se plehrat kimike janë të skaduara.

 “Në patate ka rënë flutura, disa dynym nuk i kemi shkulur fare.”

Fermerët e Zvirinës kujtojnë se në vitin 2023 qepët u shiten me 50 lek për kilogram, gjë që i nxiti të shtonin sipërfaqen e mbjellë. Por dy vitet e fundit, çmimi ka rënë ndjeshëm, duke u shkaktuar humbje te medha financiare.

“Ne nuk pretendojme për fitime, vetem te nxjerrim leket qe kemi hedh per mbjellje”, tha me tej fermerja.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë, këtë vit në fushën e Maliqit janë mbjellë 750 hektarë me patate dhe 720 hektarë me qepë me nje prodhim vjetor prej 28,800 ton qepë dhe 22,500 ton patate.Në tregun me shumicë, aktualisht nje kilogram patate shitet me shumice 30 lek, ndërsa qepa me 25-28 lek. Fermerët theksojnë se keto produkte duhet të jene se paku 35-50 lek/kg, për të justifikuar koston e lartë të prodhimit.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?