Maliqi thahet për ujë, banorët: Vjen me baltë dhe insekte! Bashkia: Probleme tek depoja që furnizon dy fshatra, kemi marrë masa

23 Dhjetor 2021, 17:39| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 17:50

  • Share

Rreth 800 banorë të fshatit Shëngjergj të bashkisë Maliq prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre situata rëndohet më shumë kur edhe ai pak ujë që vjen në rubinete është i ndotur dhe me insekte. Shumica detyrohet ta blejë ujin por ka edhe nga ata që për shkak të kushteve ekonomike konsumojnë ujin e cesmave duke rrezikuar jetën. 

“Uji është katastrofë, i turbullt. Jemi dhe pa drita. Ujë i turbullt kemi 3-4 vite. As për të larë nuk e përdorim më. Ujin e pijshëm nga njerëz të tjerë. Uji është jeta. Ja kemi kërkuar bashkisë. Uji është që nga burimi i ndotur. Të gjithë kanë të njëjtin problem”

“Uji është blozë. Po bëjmë 4-5 vjet. I fusim plaçkat në lavatriçe dhe i shpërlajmë prap. Mjer ne. Ne mbushim 2-3 bidonë. Për ujë jemi mizërie. Bashkia asgjë nuk po bën. Ku të shkojmë të mbytemi”.

“E konsumojmë nga e keqja. E kullojmë. As drita nuk kemi”

“Uji i pijshëm skandal. Problematikë. Edhe ai ujë që vjen i pisët me baltë, insekte, krimba. Çezmat bllokohen. Nga e keqja po e pimë se nuk kemi çfarë të bëjmë. Pa asistencë, pa tokë. Ndihmë nuk kam. Merrem me blegtori”.- shprehen disa nga banorët.

Bashkia e Maliqit thotë për Report Tv se mungesa e ujit dhe ndotja vjen si pasojë e depos që furnizon dy fshatra. Sipas saj janë marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi duke shkëputur nga depo një prej fshatrave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?