Spitali Fier

Mallakastër, 16-vjeçarja lindi foshnjën, Policia shpall në kërkim 'babain'! Në Divjakë po hetohet abuzimi ndaj 38-vjeçarit të sëmurë

12 Shtator, 14:13| Përditesimi: 12 Shtator, 14:52

  • Share

Fier-Dy raste abuzimi seksual janë denoncuar në pak orë në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Rasti i parë ka ndodhur në Mallakastër dhe flet për një 16-vjeçare e cila ka pasur marrëdhënie seksuale nëntë muaj më parë me një 31-vjeçar, që e ka lënë shtatzënë dhe para 4 ditësh ajo ka sjellë në jetë foshnjën e saj, fryt të kësaj lidhjeje.

E mitura pretendon se babai i foshnjës është pikërisht 31-vjeçari me inicialet B.H., i cili është shpallur në kërkim. Vajza ka pranuar se ka pasur lidhje intime me të dyshuarin, por nuk ka ende informacione për arsyet pse nuk e ka denoncuar apo raportuar.

Policia vendore konfirmoi rastin dhe nisjen e hetimeve, duke shpallur në kërkim të dyshuarin.

Kurse ngjarja e dytë, edhe më e rëndë, ka ndodhur në qytetin e Divjakës. Një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një tjetër mashkull.

Policia vendore bëri me dije se:

“Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas 38 vjeç, me probleme të shëndetit mendor”.

Për momentin i dyshuari që mohon krimin, po hetohet në gjendje të lirë, deri në daljen e rezultateve të ekzaminimit dhe ekspertimit.

43-vjeçari ndodhet nën dyshimin për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale, me persona që janë të pazotë fizikisht.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?