Mallakastër/ 871 familje pa ujë të pijshëm prej 3 dekadash, kryebashkiaku: Brenda 2024 nis puna për ujësjellësin e ri

6 Tetor, 16:47| Përditesimi: 6 Tetor, 16:54

  • Share

Fshatrat e njësisë administrative Aranitas në bashkinë Mallakastër, prej më shumë se tre dekadash vuajnë mungesën e ujit në çezma.

Banorët e Panahorit, një prej fshatrave më të mëdhenj të kësaj njësie thanë për Report tv se përballë kësaj situate kanë hapur vetë puse të cilat jo vetëm janë të kushtueshme, por nuk e zgjidhin problemin pasi ujin e pijshëm sërish janë të detyruar ta blejnë.

Mungesa e ujit dhe investimeve të tjera ka ndikuar në braktisjen e fshatit piktoresk, ku kanë mbetur 30 familje nga 450 familje që numëroheshin deri në vitet 90- të.

Report tv u interesua pranë Bashkisë së Mallakastrës, ku mësojmë se Agjensia Kombétare e Ujësjellës - Kanalizimeve ka miratuar projektin për ndértimin e ujësjellësit të ri dhe sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj, brenda vitit 2024 do të fillojë zbatimi në terren.

Ujësjellësi i ri do furnizojë me ujë 871 familje, ndërsa kryebashkiaku i Mallakastrës shton se projekte të tjera do shtrihen në gjithë territorin e bashkisë

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?