Mallakastër/ Arrestohet Myzafer Binaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafik droge

13 Nëntor 2020, 10:01| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 11:04

  • Share

Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar, Myzafer Binaj 41- vjeç.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar më parë nga Gjykata Messina, në Itali për trafik të  lëndëve narkotike.

Binaj do të ekstradohet drejt Italisë.

Deklarta e Plotë  e Policisë :

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal".

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal". 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?