Kronikë

Mallakastër/ Banorët protestojnë për tubin e gazit: Po na rrezikohet jeta, dje u helmua një fermer

31 Korrik 2018, 10:38| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 19:15

  • Share

Banorët e fshatit Panagorë në Mallakastër këtë martë  janë ngritur në protestë, shkak për këtë është bërë një tub i cili përcjell gazrat nga uzina e përpunimit të naftës për t’i djegur në atmosferë. Sipas banorëve tubi i gazit është tërësisht i amortizuar dhe në disa pjesë të tij është i çarë çka ka bërë që shpesh të rrezikohen jetët e banorëve.

Rasti më i fundit është Shyqyri Hoxhës i cili është helmuar nga gazi. Dërgimi në kohë në spital ka bërë që ai të shpëtojë. Banorët thonë se situata është më problematike prej kohësh e për këtë ata nuk po arrijnë as ti punojnë tokat e tyre.

Ndërkohë që drejtues të kompanisë që kanë marrë në përdorim uzinën e përpunimit kanë paralajmëruar banorët të mos dalin nga shtëpitë pasi fabrika është me defekt. Edhe pse banorët janë ankuar vazhdimisht, askush nuk ka marrë masa për përmirësimin e situatës pavarësisht se qytetar të kësaj zone se kanë filluar kanë të marrin pasojat direkte.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?