Mallakastër/ E rrahën shokët pas një konflikti të çastit, ndërron jetë në spital 57-vjeçari! I biri: Nuk fliste për politikë, 3 të arrestuarit e goditën me shufër hekuri

7 Shkurt 2021, 08:26| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 15:04

  • Share

FIER - 57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj, i cili u rrah disa ditë më parë nga shokët e tij në Mallakastër teksa ishin në gjendje të dehur, ka ndërruar jetë gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme.

Ai ishte i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Zënka mes shokëve ndodhi më 29 janar. Pas konfliktit, ku 57-vjeçari sëbashku me shokët e tij ishin në gjendje të dehur, Pelivan Sinrrapaj përfundoi në spital me fraktura.

Tre personat të cilët e rrahën, u arrestuan dhe respektivisht janë caktuar dhe masat e sigurisë nga gjykata.

Fitim Zekaj 44 vjeç është lënë në detyrim paraqitje, Festim Alimerkaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 42 vjeç arrest shtëpie.

Mësohet se vendimi për Zekajn është marrë pasi ai ka çrregullime të shëndetit mendor dhe gjatë seancës është paraqitur edhe raporti mjekësor.

 

Ora 11:09
Ndërroi jetë pasi u rrah nga shokët, flet djali i 57-vjeçarit: Nuk fliste për politikë, takoi 3 personat por nuk piu, e qëlluan me shufra hekuri (VIDEO)

Pasi 57-vjeçari i cili ndërroi jetë pasi u rrah nga shokët e tij, ka folur djali, Fatmir Sinrrapaj. Për mediat ai është shprehur se i ati ka pasur konflikte vetëm me një prej personave të arrestuar, Ferdinand Meraj. Sipas tij, Pelivan Sinrrapaj nuk ka ngrënë dhe nuk ka pirë me 3 të arrestuarit, dhe pasi ishte ndarë nga ta, ata e kishin ndjekur dhe e kishin goditur me shufra hekuri, çka përfundoi në vdekjen e tij.

“Babai im ka dalë për të blerë disa fruta për t’i mbjellë në shtëpinë e tij fshatin Qorrush të Mallakastrës. Kur është kthyer, ishte esëll, nuk kishte pirë. Babai im nuk merrej kurrë me politikë. Duke ardhur për në shtëpi, e kanë goditur me shufra hekuri 3 persona. Jo ata që kanë qenë bashkë. Ishin bashkë. Nuk pinin bashkë, e kanë ngrënë në besë dhe e kanë rrahur. Babai ka pasur konflikt më parë me Ferdinandin, nuk e di se për çfarë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet drejtë. Unë ja lë në dorë perëndisë. Unë kam shkuar vetë në polici. Do t’i shoh kamerat e sigurisë. Nuk ka qenë arsye politike” – tha djali.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?