Sociale

Mallakastër/ Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit! Të moshuar e të sëmurë transportojnë ujin me gomerë

1 Gusht, 19:03| Përditesimi: 1 Gusht, 19:11

  • Share

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2 kilometra larg banesave dhe banorët, kryesisht të moshuar e të sëmurë vijnë çdo ditë këtu për të mbushur uje me bidonë, të cilët i transportojmë me gomerë apo motoçikleta.

“Katër here në ditë e bëj rrugën nga fshati tek çezma për të mbushur ujë me hajvan”.

Investime janë bërë, madje dy herë. Kryeplaku thotë se në vitet 2000 janë hedhur 180 mijë euro për shtrimin e tubacioneve por uji… nuk ka mbërritur kurrë në rubinetat e shtëpive. Po kështu një investim i mëvonshëm dështoi dhe askush nuk mban pergjegjesi.

“Janë 120 familje që mbushin ujë këtu me kafshë. Kërkesa është bërë, investime janë bërë 17 vitesh, 180 milionë lek nga shteti. Janë bërë instalimet në shtëpia por uji nuk erdhi. Investimi I dytë u bë nga këtu deri tek depoja dhe nuk erdhi ujë. Dy zervuarë kemi ne si syri I kaltër, por uji në shtëpi nuk kemi. Ne vetem me hajvanë me kafshë mbushim ujë tek cezma e fshatit. Cfarë ju thonë në bashki? Na thotë do të vijë nga Poçemi, Lumara, por asgjë s’bëjnë”,- thotë Xhafo Murataj.

 

Çdo ditë, herët në mëngjes dhe pasdite, ata ndjekin të njëjtin ritual nga shtëpitë drejt “Çesmës së Vidhajt”, ku duhet të mbajnë radhë për të mbushur bidonat. Këtë ujë e përdorim për të pirë, gatim dhe pastrim.

“Unë jam invalid, vuajmë për pikën e ujit. Vuajmë për ujë, pa ujë pa rrugë. Ne vijmë me hajvanë marrim ujë, vijmë një rrugë, dy në ditë. E mbajmë ujë me pikatore, si serum. Lahemi një here në javë me sapllake. Jemi ankuar, na thonë po do e sjellim, marrin votat dhe ikin. Burim i vetëm është ky ku jemi tani, rreth 2 km larg nga fshati. Këtu mbushim çdo ditë”.

80- vjeçarja Azyre Jaupaj, tregon se që në moshën 16 vjeçare që ka ardhur nuse në këtë fshat nuk mban mend një ditë të bardhë.

“Jam me vajzën, djemte ne emigrim. Po vuajmë për pikën e ujit. Erdha nuse 16 vjece vajta 78 një ditë të mirë nuk kam parë, kazani nga koka nuk e kam hequr. Vajzën e kam të sëmurë në krevat dhe mezi e mbush ujin për ta çuar në shtëpi. E vendos kazanin në kokë dhe e çoj në shtëpi. Po vuajmë shumë të keqen nëna. Banjot duan ujë por ne s’kemi. Vetem këtu në ujë burimi mbushim çdo ditë”.

Tregojnë për premtime të përsëritura gjatë fushatave që nuk janë mbajtur as nga kryetarët e bashkive në këto 30 vite as nga deputetët.

“Kemi 35 vjet demokrati, vijnë deputetë na japin premtime dhe asgjë nuk bëjnë. Ne duam zgjidhje nga shteti. Po ne kemi shumë probleme, me xhaden e dritat por problemi kryesor është ujë. Unë mbush 2 kuintal në ditë për të çuar në shtëpi. Unë do iki në kurbet për të punuar, kush do ma çojë në shtëpi?! Janë bërë dy investime, janë shtrirë tubat por ujë në çezma nuk ka ardhur. Gjerbësi nuk ka ujë."

“Janë bërë linjat këtu poshtë, depot janë bërë por ujë ska. Kam vajtur tek kryetari i bashkisë dhe na ka thënë do e biem nga Poçemi. Ne kemi dy rezervuarë këtu por ujë në çezma nuk kemi. Ka ujë se del nga toka (burim natyror) dhe ikën në lumë. Deputetin tonë ta lëmë dy orë pa ujë, rri dot ai në Tiranë ku ndodhet ai?! Po të dojë kryetari I bashkisë e zgjidh këtë punë”.

Por mungesa e ujit te pijshem nuk është i vetmi problem. Rrugët janë të paasfaltuara dhe rrjeti elektrik i amortizuar.

“Ne skemi ujë, s’kemi rrugë, vijnë marrin votat, japin premtime dhe ikin. Erdhi deputeti para një muaj dhe të njëjtat gjëra na tha. Unë vete kam rënë në Ballsh, por kam prindërit këtu, tokat, pronat."

“U telendis populli i Gjerbësit. Dy here në ditë vijmë këtu me gomarë për të mbushur ujë, dimër behar këtu vijmë. U telendisëm! “Ujë, drita, rrugë na mbeti goja duke kërkuar prej 35 vitesh. Jemi të braktisur nga qeveria e shteti. Po vuajmë shumë, jeta shumë e vështirë këtu tek ne”.

“Me këto kushte Gjerbsi është pa pikën e ujin. Kanë ikur njerezit kanë lënë fshatin dhe kthehen kur bie shi”.

Ata që kanë pasur mundësi e kanë braktisur Gjerbësin, të tjerët, ne pamundesi ekonomike mbijetojnë ketu mes shumë vështirësive...

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Himara: 02/08/2025 08:25

    Po edhe ne tani keshtu e bejm ne Himare

    Përgjigju
  • Ghkl: 02/08/2025 07:50

    Ne kemi satelite ne hapesire ju thoni mbushin njerezia uje me gomere

    Përgjigju
  • banor i gjerbasit: 02/08/2025 06:46

    Rrofsh o edi rama se na kenaqe..uje e drita kemi 24 ore....

    Përgjigju
  • Beni: 02/08/2025 06:45

    Shqiperia Europiane

    Përgjigju
  • Iris: 02/08/2025 02:57

    Dhe kush eshte deputeti i zones?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?