Mallakastër/ Bien në pus 2 banorët në Lofkënd teksa po e pastronin, ndërron jetë 38-vjeçari! Tjetri dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

10 Korrik 2022, 12:13| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 15:13

  • Share

MALLAKASTËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lofkënd të Mallakastrës ku dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin janë bllokuar brenda tij. Bëhet fjalë për Bledar Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe Besnik Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërrur jetë. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj i cili hyri për të shpëtuar dy banorët.

Banorët ishin duke pastruar pusin e zonës dhe janë bllokuar brenda tij.

Sipas burimeve, 2 banorët fillimisht u nxorën gjallë nga pusi, por 38-vjeçari Veliaj nuk arriti të mbijetonte. Motra e 33-vjeçarit Bregu që i mbijetoi rënies tregon për mediat se ai bashkë me shokun e tij Besnik Veliaj ishin futur në pus për ta pastruar. Sipas saj, Bregu dhe Veliaj janë shokë dhe punonin bashkë.

"Erdha nga Patosi, pusin e hapën për të vaditur toka, të dy ishin shok, më njoftoi mami, u futën për të pastruar pusin", tregon motra e Bledarit

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e pusit ku dy banorët ishin duke punuar si dhe Bledar Bregun në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën përkatëse, ende nuk dihen detajet e gjendjes së tij shëndetësore. 

Sa i përket gjendjes së zjarrfikësit, policia konfirmon se 44-vjeçari ndodhet jashtë rreziku për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor

 

 

Ora 13:41
Detaje nga ngjarja e rëndë në Mallakastër, lëndohet edhe zjarrfikësi që hyri në pus   

Të tjera detaje janë zbardhur nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Mallakastër, ku 38-vjeçari Besnik Veliaj humbi jetën, pasi ra në pusin e ujit, ndërsa i plagosur mbeti 33-vjeçari Bledar Bregu. Ata kishin hyrë për të pastruar pusin, kur ishin bllokuar brenda, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca.

Në pus ka hyrë për të shpëtuar dy burrat zjarrfikësi Albens Zotaj i cili është lënduar dhe është dërguar në spital. 

Ora 13:14
U bllokuan në pusin në Mallakastër, ndërron jetë 38-vjeçari, tjetri ndodhet në spitalin e Fierit

Ka ndërruar jetë njëri prej të bllokuarve në pusin e fshatit Lofkënd të Mallakastrës. Bëhet fjalë për Bensik Veliaj, 38 vjeç

Ora 12:55
Dalin PAMJET, ja kush është njëri prej të bllokuarve në pusin e fshatit Lofkënd të Mallakastrës

 

Personi që shihni në pamjet e siguruara nga Report Tv është Bledar Bregu, 33 vjeç i cili ka mbërritur në spitalin e Fierit pasi u bllokua në pusin e Lofkëndit të Mallakstrës. Ai mbeti i bllokuar sëbashku me Besnik Veliaj 38 vjeç. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 10/07/2022 15:27

    Ahhh Edvin shkjau shqipfolës po qe mjerove këtë vend të humbt fara me krejt qfar ke

    Përgjigju
  • turi: 10/07/2022 15:27

    O BUDALLENJ,,NUK PASTROHET PUSI VETE,,,AI DO PRODFESIONISTE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?