Kronikë

Mallakastër/ Kultivoi parcelën me hashash, ‘Koordinata’ kap mat 58-vjeçarin teksa kujdesej për bimët (EMRI+VIDEO)

8 Gusht, 09:22| Përditesimi: 8 Gusht, 09:38

  • Share

Mallakastër- Një parcelë hashashi është zbuluar nga Policia e Mallakastrës orët e fundit gjatë një operacioni për monitorimin e territorit.

Pak pasi gjatë aksionit të koduar “Koordinata”, u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës autori i dyshuar.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i ndaluari është 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj.

“Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, tha policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 08/08/2025 10:54

    E kapi policia si lepur..rri si i dhjer tani..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?