Kronikë

Mallakastër/ Kultivuan 132 rrënjë kanabis në Visokë, në pranga dy persona! Nën hetim kryetari i fshatit (EMRAT)

8 Korrik, 10:55| Përditesimi: 8 Korrik, 11:02

  • Share

Mallakastër- Dy persona të cilët kishin kultivuar 132 rrënjë kanabis në fshatin Visokë kanë rënë në prangat e policisë së Mallakastrës.

Të arrestuarit janë identifikuar si Admir Heqimaj e Krenar Mesutaj. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Visokë. 

Lënda narkotike u asgjësua nëpërmjet procesit të djegies.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit A. H., 33 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Visokë, të cilët u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Mazren", në fshatin Visokë, ku kishin kultivuar 132 bimë narkotike Cannabis Sativa. 

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Visokë, shtetasin A. Ç., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?