Shteti bektashi në letër' Baba Mondi: Kur të ketë diçka të re ju njoftojmë! Në Mallakastër vihet shtatorja e Baba Haxhi Saliaj

25 Tetor, 14:25| Përditesimi: 25 Tetor, 17:20

  • Share

Mallakastër- Në një ceremoni solemne në qendër të fshatit Ninësh, Mallakastër, u përurua sot (25 Tetor), shtatorja e  Baba Haxhi Saliaj, i njohur në të gjithë trevën dhe më gjerë, për mirësinë dhe dashurinë që shpërndante, por edhe në përhapjen e besimit.

I pranishëm në ceremoni ishte Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili theksoi:

“Baba Haxhiu, si një figurë e shquar e këtij fshati, përfaqëson një vlerë të madhe për Ninëshin. Duke parë veprën e tij madhore dhe kontributin që ai ka dhënë për njerëzit e këtij vendi, ne vendosëm që shtatorja e tij të ngrihej këtu, në vendlindjen e tij. Baba Haxhiu ka qenë një ndihmë e madhe për këtë komunitet që nga vitet ’90, deri në ndarjen e tij nga jeta”.

I pyetur për krijimin e Shtetit Bektashi, i cilësuar si "Vatikani" shqiptar, ai u shpreh:

“Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni”.

Të pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Fier, Kryetari i Bashkisë Mallakastër, deputeti i zonës, besimtarë dhe banorë.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj theksoi:

“Bektashizmi në Mallakastër ka shtrirë rrënjët thellë në historinë e kësaj treve dhe në shpirtin e njerëzve. Në shekuj, ai ka mbajtur gjallë shpresën për një jetë më të mirë dhe për ditë më të bukura, duke forcuar dita-ditës vëllazërinë mallakastriote. Janë të shumta idetë dhe studimet që tregojnë lidhjet e fuqishme të kësaj treve me këtë besim. Por unë personalisht besoj se janë pikërisht tiparet kombëtare të bektashizmit që kanë farkëtuar këtë unitet njerëzor. Mallakastriotët e kanë dashur vatrën, fshatin dhe krahinën e tyre dhe kanë ndërtuar tyrbe e teqe, të bashkuar në moton: ‘Pa atdhe, nuk ka fe!’”

Kush është Baba Haxhi Saliaj

Baba Haxhi Saliaj lindi më 12 Dhjetor 1936, në Ninësh të Mallakastrës. Ka filluar misionin si Bektashi në moshën 12 vjeç, në Teqen e Arakapit. Aty ishte një Baba që quhej Baba Asimi, i cili e mbajti 4 vjet, ku ka fituar shumë përvojë për fenë Bektashjane.

Më tej e nisi në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë, ku bëri një kurs dhe më pas shkoi në Teqen e Çorushit në Mallakastër, ku u bë Dervish deri ne vitin 1967, kur regjimi i athershëm i prishi të gjitha teqetë e Bektashinjve dhe objektet e kultit të feve të tjera. Në vitin 1991 e ka kërkuar kryegjyshi Boteror Reshat Bardhi, i cili e vendosi në Teqen e Zallit, në Gjirokastër, si Dervish dhe pas 6 muajsh u gradua Baba nga Dedë Reshat Bardhi, deri në tetor të vitit 2003, kur nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë në Ankara të Turqisë. U varros në Teqen e Zallit, në Gjirokaster.

Pas 21 viteve, me iniciativën e disa banorëve, sot (25 tetor), është u zhvilluar një aktivitet, me rastin e ngritjes së bustit, në kujtim të Baba Haxhiut, ku morën pjesë personalitete dhe mbi 300 banorë të zonës.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 25/10/2024 18:21

    E ndritët me shtetin Shqiptar që tani na duhet shteti bektashli

    Përgjigju
  • visi: 25/10/2024 15:24

    Baba Mondi....po Mama ka kjo fe....a u pjershi me këto idiotizma....qejf o qejf bën dervishi pi rari ha thela mishi....

    Përgjigju
  • Beni: 25/10/2024 14:47

    Po e degradoni kete vend cdo dite , ngrihen permendore te ushtareve greke nderkohe qe dikujt i eshte vrare gjyshi apo nje i aferm ne ate lufte dhe kuptohet se si ndihet , tani filluan me lloj lloj feje qe e kane ber vendin vetem kisha , xhamira dhe nga keto te tjerat qe as emrin nuk jua di si e kane . Do te krijoje nje shtet bektashi pa mare konsensusin e popullit nese do apo jo , do te na detyrojne nje dite qe te besojme ne kete apo ne ate fe dhe asnje njeri nuk ngrihet , ku kane vajtur valle Shqiptaret apo eshte bastarduar rraca dh asnje nuk do tja dije qe te ngrihet kundra ketyre pushtetareve te shitur qe per interes shesin dhe nenat e tyre

    Përgjigju
    • Sedi: 26/10/2024 10:44

      I them ben spordhakut nuk pyet jneri ty

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?