Foto ilustruese

Mallakastër/ Plagosi me thikë një 22-vjeçar në pedonalen e qytetit, në pranga 38-vjeçari! Vuan nga probleme të shëndetit mendor

31 Gusht 2023, 10:09| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 10:32

  • Share

Një 38-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është vënë në pranga nga Policia Mallakastër, pasi ka dëmtuar me thikë një 22-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se në pedonalen e qytetit, një shtetas kishte demtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas tjetër, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndëhyrë dhe kanë neutralizuar autorin.

Për këtë rast u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi E. M., 38 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ndërsa i dëmtuari, shtetasi K. I., 22 vjeç, është në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?