Foto ilustruese

Ballsh/ I moshuari plagos me thikë dy vëllezërit, njëri iu fut gjatë natës në banesë! Dyshohet se i ngacmonin nusen, arrestohen të 3 (EMRAT)

12 Tetor, 19:48| Përditesimi: 13 Tetor, 11:03

  • Share

MALLAKASTËR - Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Ballsh. Kjo pasi ata dhanë një deklarim të rremë për policinë. Gjithçka nisi kur ata mbetën të plagosur me thikë dhe u paraqitën në spitalin e Ballshit. Atje shkoi dhe policia për të marrë deklaratën mbi ngjarjen e ndodhur.

Vëllezërit e plagosur me thikë, Elis Pashaj dhe Juli Pashaj deklaruan se janë plagosur me njëri-tjetrin duke fshehur ngjarjen.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër menjëherë pas njoftimit të marrë se në spitalin e Ballshit janë paraqitur 2 shtetas për mjekim, të plagosur me mjet prerës (thikë), kanë shkuar dhe kanë marrë kontakt me shtetasit e plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mallakastër shtetasit E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Ballsh, për të dhënë deklaratën mbi ngjarjen e ndodhur. Dy vëllezërit kanë deklaruar se janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke fshehur ngjarjen.', njofton policia.

Por policia së bashku me Prokurorinë bëri hetime të thelluara dhe doli si përfundim që ata ishin plagosur prej fqinjit të tyre 76 vjeçar Agur Beqiraj. Ky i fundit sipas deklarimit të fqinjve i kishte plagosur me thikë vëllezërit pasi ata kishin ngacmuar nusen e djalit të tij. 

Pas zbulimit të autorit të vërtetë edhe ai u arrestua për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, ndërsa vëllezërit u prangosën për deklarim të rremë.

'Nisur nga deklarimet kontradiktore të dy vëllezërve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë thelluar hetimet dhe si rezultat bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 76 vjeç, banues në Ballsh, (fqinji i tyre).', thotë policia.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës teksa Juli Pasha ka hyrë në banesën e të moshuarit. Shtëpia e këtij të fundit ndodhet një kat më lart se të rinjtë, në katin e dytë. Teksa hyri në banesën, ku Beqiraj jetonte me bashkëshorten, nusen e djalit dhe dy fëmijët e saj, aty ka ndodhur dhe përplasja.

I moshuari ka marrë thikën për të qëlluar dhe plagosi të riun në ndihmë të të cilit erdhi nga kati i parë dhe vëllai Elis Pashaj edhe ai i plagosur. Djali i Beqiraj është emigrant në Greqi dhe mendohet se njëri prej vëllezërve ngacmonte nusen e djalit të Beqirajt. 

Ora 21:28
Detaje nga plagosja në Ballsh/ I moshuari jetonte me nusen e djalit, i riu iu fut natën në shtëpi! 76 vjeçari e plagosi me thikë atë dhe vëllain që i erdhi në ndihmë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me konfliktin e ndodhur mes fqinjve në Ballsh, ku 76-vjeçari Agur Beqiraj plagosi me mjet prerës (thikë) dy vëllezërit Elis dhe Juli Pashaj. Burime bëjnë me dije se Policia e Mallakastrës është njoftuar nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit, i cili raportoi se ishin paraqitur me plagë në pjesën e krahut dhe kokës dy shtetas.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa pas njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital për të marrë në pyetje dy vëllezërit e plagosur. Pasi u shoqëruan në Polici, dy të rinjtë deklaruan para oficerëve të policisë gjyqësore se ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, duke tentuar që të fshihnin rrethanat e ngjarjes.

Duke u nisur nga deklarimet kontradiktore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Policia e Mallakastrës bëri të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Burime bëjnë me dije se familja e dy vëllezërve jeton në katin e parë të një pallati, në lagjen "28 Nëntori" të Ballshit, dhe familja e të moshurit banon një kat më lartë, në katin e dytë, sipër shtëpisë së dy të rinjve të cilët jetojnë me prindërit.

Burime konfidenciale thonë se 26-vjeçari Juli Pashaj është futur gjatë natës në banesën e të moshuarit i cili ka konstatuar të riun brenda shtëpisë. Zhurmat e përplasjes mes të moshuarit dhe 26-vjeçarit i dëgjoi nga kati i parë vëllai i këtij të fundit, i cili i shkoi në ndihmë vëllait të vogël. 

I moshuri dyshohet se ka plagosur me thikë duke tentuar të vrasë dy të rinjtë, teksa ende nuk dihen me saktësi arsyet e futjes së të riut në banesën e 76-vjeçarit gjatë orëve të vona të natës. Mësohet se 76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djalin e ka emigrant në Greqi. Edhe pse fqinjët kanë pohuar paraprakisht se i kanë ngacmuar nusen e djalit, nuk përjashtojnë dhe një tentativë për vjedhje.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 13/10/2024 14:10

    Bejne budallalleqe me zarar,njerez me fiksime,ka femra sa te duash,injorante,I kane hapur telashe te moshuarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?