Kronikë

Mallakastër/ Zjarr në fshatin Drenovë, digjen shkurre dhe ullishte, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO)

13 Korrik, 19:38| Përditesimi: 13 Korrik, 20:18

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bën të vështirë ndërhyrjen.

'Zjarri ka një përhapje shumë të madhe, në shkurre, ullinj dhe pisha. Po bëjmë përpjekje për të mos lejuar kalimin në pyllin e lartë me pisha. Zjarrfikësit edhe pse në terren të vështirë po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin', thotë drejtori i zjarfikseve Mallakaster, Hajri Malaj.


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Zjarr në kodrat e Karinës, forcat zjarrfikëse në terren, në ndihmë edhe helikopteri i ushtrisë (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?