Bota

‘Malli i gjetur në makinë vlen më shumë se koka ime’, u kap me kokainë, dënohet me 4 vite burg shqiptari në Francë (EMRI)

8 Maj 2024, 09:27| Përditesimi: 8 Maj 2024, 09:40

  • Share

Mirsen Meti, 22 vjeç është dënuar nga një gjykatë në Francë, pasi është kapur më 8 kilogramë kokainë.

I riu shqiptar, ashtu si dhe në paraburgim, nuk ka dashur të flasë shumë gjatë seancës gjyqësore duke thënë ‘se ka frikë për jetën e tij'.

“Dëshiroj të hesht” ka përsëritur ai. “Kokaina e gjetur në makinë vlen më shumë se koka ime” ka vijuar më tej, raporton media franceze.

22-vjeçari shqiptar u kap në 3 maj në Saint-Etienne-de-Montluc, ku oficerët e doganës dhe qeni zbuluan kokainë dhe polen cannabis.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?