Sport

‘Mallkimi’ i 2023 dhe rezultatit 1-1, Bayern-in s’e shpëton as Sane! Gara në Bundesligë me pikëpyetje

29 Janar 2023, 10:22| Përditesimi: 29 Janar 2023, 12:55

  • Share

Bayern Munich vijon të mos gjejë fitoren e parë për 2023. Ekipi i Nagelsman për javën e 18 të Bundesligës ka rregjistruar një tjetër barazim 1-1, por këtë herë kundër Eintracht Frankfurt.

Në ‘Allianz Arena’ Sane realizoi në pjesën e parë, duke dhënë përshtypjen se ngërçi mund të kalonte, por në pjesën e dytë Kolo Muani, sulmuesi i kombëtares franceze te Frankfurt, riktheu baraspeshën dhe njëkohësisht vuosi rezultatin e kësaj sfide. Kjo është ndeshje e tretë rradhazi që Bayern Munich barazon 1-1 në Bundesligë, por pavarësisht kësaj vijon të qëndrojë ende në vendin e parë me 37 pikë, 1 më shumë se Union Berlini.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?