TIRANË- Mallkimi i Unazës së Re me hije skandalesh vazhdon, ku tashmë përfshin mbikëqyrjen e punimeve në ‘Lotin 2’ për segmentin nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në mënyrë dyshimtë, ka renditur në krye të listës kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim, duke e projektuar si fituese të ardhshme për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, ndërkohë që në pjesën e parë të garës kompania nuk ishte renditur në krye. Gara u zhvillua në korrik të 2019 dhe nga vlerësime teknike IKN kishte marrë 74.333 pikë nga 100 në total. Në vendin e parë është renditur kompania ‘Gjeokonsult & Co’ me 95 pikë. Por, IKN ka bërë rekurs dhe Komisioni i Prokurimit Publik, i cili pas rreth 3 muaj shqyrtimi të dosjes ka urdhëruar rivlerësimin e kompanive ‘IKN & Geostat’, duke konkluduar që atë meritojnë ‘pikëzim maksimal’. Autoriteti Rrugor Shqiptar, si autoritet kontraktor, e ka interpretuar gjykimin e KPP si një urdhër, dhe u ka shtuar 20 pikë kompanive ‘IKN & Geostat’, duke i renditur kështu në krye me 96.333 pikë.
Skandali konsiston në faktin se as Autoriteti Rrugor, as Komisioni i Prokurimit Publik, nuk e kanë përjashtuar kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim nga gara për mbikëqyrjen e punimeve tek Unaza e Re, pasi ajo ka lidhje financiare me kompaninë Salillari, e cila do të zbatojë projektin për të njëjtin segment. Ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit parashikon në fakt që kompania që mbikëqyr punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kompaninë që zbaton projektin. Ndërkohë nga dokumentet që ka gjetur redaksia investigative e Shqiptarja.com del e kundërta.
Loti 2 i Unazës së Re do ndërtohet nga kompania Salillari, ndërsa Instituti i Konsulencës në Ndërtim ka lidhje financiare pikërisht me kompaninë Salillari. Ajo është nënkontraktuar për të mbikëqyrur zbatimin e një kontrate nga Salillari dhe dy kompani të tjera për autostradën Milot-Morinë. INK paguhet nga Salillari për këtë mbikëqyrje, pasi kontrata financohet 50 % nga grupi i kompanive ku bën pjesë Salillari dhe 50 % nga shteti. Por, ARSH ka vendosur ta shkelë këtë ligj, duke e lejuar INK të vijojë garën, madje edhe duke e renditur të parën. Kjo marrëdhënie kontraktuale duhet të kishte sjellë përjashtimin automatik nga gara për mbikëqyrje të punimeve te Unaza e Re të kompanive ‘IKN & Geostat’, por në fakt edhe Autoriteti Rrugor edhe Komisioni i Prokurimit Publik kanë injoruar totalisht këtë konflikt të hapur interesi në kundërshtim me ligjin.
Vlerësimi i parë dhe ankimimi
Pas hapjes së garës në 23 maj 2019, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë ARSH, i përbërë nga Elona Gogo kryetare, Erdit Salillari anëtar dhe Almir Hoxhaj anëtar, në 31 korrik të 2019, ka vlerësuar me pikë kompanitë garuese në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në Unazën e Re, Loti 2. ‘A & E ENGINEERING’ është vlerësuar me 71.333 pikë, ‘Taulanti’ me 71.666 pikë, ‘Klodioda’ me 71.666 pikë, ‘Instituti i Konsulencës në Ndërtim & Geosta’ me 74.333 pikë, ‘Gjeokonsult & Co’ me 95 pikë, ‘Infra-Plan & PNI-2001’ me 76 pikë dhe NORD-COMAT’ me 70.333 pikë. Çfarë ndodh më tej? Kompanitë ‘Instituti i Konsulencës në Ndërtim & Geosta’ kanë bërë fillimisht një ankesë tek autoriteti kontraktor ARSH. Autoriteti në 14 gusht 2019 nuk e ka pranuar ankesën. Më pas, ‘IKN & Geosta’ e kanë kundërshtuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave tek Komisioni i Prokurimit Publik, pretendimin se vlerësimi ishte i ulët në raport me përvojë e tyre etj. KPK, me vendim nr. 641/2019 të datës 23 gusht ka vendosur të pranojë kërkesën e ‘IKN & Geosta’, ndërsa ka urdhëruar Autoritetin Rrugor Shqiptar që të kryeje një vlerësim të ri të dy kompanive sipas konstatimeve në vendim.
ARSH u shton 20 pikë ‘IKN & Geosta’
Në zbatim të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, ARSH ka kryer një vlerësim të ri të kompanive ‘IKN & Geosta’, duke u shtuar 20 pikë. “Autoriteti kontraktor, në zbatim të vendimit 641/2019 të Komisionit të Prokurimit Publik, ka bërë vlerësimin për bashkimin e operatorëve ekonomikë ‘IKN & Geosta’, duke e vlerësuar 96.333 pikë. Komisioni i Prokurimit Publik me vendim nr. 641/3/2019 datë 22.10.2019 ka hequr pezullimin e procedurës ‘Surpervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”, për vijimin e mëtejshëm të kësaj procedure. Për sa më sipër ju informuam, Autoriteti Kontraktor do të vijojë me hapjen e ofertave me datë 01.11.2019, ora 11:00”, thuhet në njoftim.
Shkelet ligji, IKN lidhje me Salillarin
Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim duhej të ishte përjashtuar nga kjo procedurë tenderuese, pasi ka lidhje të forta ekonomike me kompaninë Salillari që do të ndërtojë segmentin e Unazës së Re. Konkretisht, Salillari është pjesë e një konsurciomi për ndërtimin, përmirësimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë. Ndërkohë, zbatimi i kësaj kontrate bëhet nga kompania Dolsar Enginrrting Inc. Co., e cila ka emëruar si nënkontraktor pikërisht Instituti i Konsulencës në Ndërtim. Neni 3/2 i kontratës “shërbime konsulence për inxhinier të pavarur për projektin e koncesionit të autostradës Milot-Morinë’, thekson se financimi i këtij objekti kryhet 50 % me fonde të buxhetit të shtetit dhe 50 % nga kompania koncesionare. Në nenin 26 të kontratës në fjalë, thuhet se kontraktori (Dolsar Enginrrting Inc. Co) do të nënkontraktojë deri në masën 20 % të shërbimit nënkontraktonin IKN. Behet fjale per rreth 100 milione leke te reja, 10 here me shume se vlera e kontrata per Unaza e re. Pra, Salillari ka lidhje të qarta ekonomike pasi paguan IKN për mbikëqyrjen e kontratës për autostradën Milot-Morinë. IKN kërkon që ta mbikëqyrë edhe punimet e Salillarit në Unazën e Re, gjë që ndalohet me ligj.
Vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për pikëzimin e kompanive në garë për mbikëqyrjen e punimeve të ‘Lotit 2’, Unaza e Re
Vendimi i Komisionit të Prokurimit publik për ankesën e kompanive Instituti i Konsulencës në Ndërtim & Geostat
Kontrata që konfirmon lidhjen financiare mes kompanisë Instituti i Konsulencës në Ndërtim dhe kompanisë Salillari
Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar ku i shton kompanisë kompanive Instituti i Konsulencës në Ndërtim 20 pikë
Ligji nr. 8402, date 10.9.1998 që parashikon në nenin 7 që kompania që mbikëqyr punimet nuk duhet të ketë lidhje me kompaninë që zbaton projektin
Autoriteti Rrugor
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në kundërshtimin me ligjin dhe në konflikt interesi, ka renditur në krye të listës kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim, duke e projektuar si fituese të ardhshme për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, ku fitues të tenderit janë shpallur bashkimi i kompanive ‘Salillari dhe Bajrami N’.
Kompania
Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim duhej të ishte përjashtuar nga kjo procedurë tenderuese, pasi ka lidhje të forta ekonomike me kompaninë Salillari që do të ndërtojë segmentin e Unazës së Re. Ligji parashikon që kompania që mbikëqyr punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kompaninë që zbaton projektin.
Ku eshte skandali se spo e kuptoj? Skandal do te ishte nqs tenderi do behej i lire dhe do fitohej ndershmerisht.
PërgjigjuHë më ju lumtë!Na e ka fajin Macron!Jepi KÇK!Te bën të ndjehesh krenar....Vendi im paska qënë tokë e artë për të korruptuarit,hajdutët,drogaxhinjtë,tutorët dhe killerat!Politiqërit po e vrasin shpresën çdo ditë popullit...
PërgjigjuHetoni pak dhe per lidhjet familjare te Skender Cotes dhe anetares se kpp Merita Zeqaj. Ky eshte super skandal.
PërgjigjuTe lumte bytha Skender. Bere thase me pare ne kohen e Sales, Jo qe ste hyri gjemb ne kembe por vazhdon tani te marresh tere punet me Ramen. Si duket ju te Librazhdit e mbakeni mire njeri tjetrin. Apo jo Z.Balla!? Pirdh o Rama pirdh I thone kesaj pune.
PërgjigjuKjo kompania IKN eshte nje kompani fantazem me letra te falsifikuara. Komoania ne fjale ka pronar ish nendrejtorin e rrugeve, famozin Skender Cota i cili ka rritur vleren e rruges Tirane - Elbasan mbi dyfish pasi ishte ky qe mori vendimin qe rruga te kalonte te shkarja ne Ibe. Skenderi eshte ne konflikt te paster interesi jo vetem ne kete rast pasi ka mbi 10 kontrata me kompanine Salillari. Investigoni pak ne regjistrat e app dhe do shikoni sa mbikeqyrje e kolaudime i ka firmos ky Salillarit. Jo vetem kaq por kur ishte nendrejtor Salillari ishte kompania e privilegjuar qe merte pothuaj gjithe tenderat te drejtoria e rrugeve.
Përgjigju