Adrian Bajrami

'Mallkimi' me dëmtimet, futbollisti i Kombëtares mbyll sezonin

10 Janar 2023, 18:54| Përditesimi: 10 Janar 2023, 18:57

  • Share

Adrian Bajrami ka mbyllur sezonin dhe nuk mund të konsiderohet si një forcë më shumë për stafin e Benfica 2. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim të rëndë në fibulën e këmbës së djathtë, teksa koha e rikuperimit është nga 4-6 muaj. Thyerja ka qenë më e rëndë nga sa pritej, me 20-vjeçarin që këtë sezon ka zhvilluar 13 takime me ekipin e dytë të portugezëve.

Mbrojtësi tanimë nuk do jetë gati as për kombëtaren dhe trajnerin e ri kuqezi, Sylvinho. Bajrami i bashkohet Brojës dhe Bares që kanë pësuar dëmtime të rënda këtë sezon, me sulmuesin e Chelsea që njëjtë si Bajrami kanë mbyllur sezonin. "Adrian Bajrami ka thyer fibulën e këmbës së djathtë. Shërohu shpejt Bajrami", thuhet në njoftimin e Benficës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?