Pakot me cigare të sekuestruara nga policia

Kronikë

Mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari në Pogradec - Qafë Thanë

25 Shkurt, 10:27| Përditesimi: 25 Shkurt, 10:30

  • Share

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në aksin rrugor Pogradec - Qafë Thanë, duke transportuar me automjet, 495 steka me cigare, pa pullë fiskale.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe të kontrabandës dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Greqia.

Në bazë të kontrolleve të kryera blutë sekuestruan stekat me cigare, automjeti dhe 2 celularë. 

“Gjatë operacionit, në aksin rrugor "Pogradec - Qafë Thanë", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. H. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 495 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, informoi sot policia.

Operacioni u kodua "Smoking kills".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?