Malltezi kërkon heqjen e sekuestros për pasuritë, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO

23 Nëntor 2023, 13:42| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 13:44

  • Share

1698081331_jamarbrmalltezi.JPG

Është shtyrë për ditën e nesërme seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimit të Jamarbër Malltezit që kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive. Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme datë 24.11.2023, ora 12:00.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe gjyqtarja Miliana Muca do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i ankimit, pasi Report Tv zbuloi se ajo ishte në konflikt interesi.

“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 23.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 12:00”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Report Tv e denoncoi, SPAK pranon konfliktin e interesit: Gjyqtarja Ilirjana Olldashi të përjashtohet nga shqyrtimi i ankimit të Malltezit për sekuestron e pasurive


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?