Elisabeta Imeraj dhe Genta Bungo

'Maloklliku' si paragjykim apo si fizolofi politike!

3 Prill 2022, 16:37| Përditesimi: 3 Prill 2022, 16:44

  • Share

Ndarja me politikën e vjetër do të thotë edhe ndarje me gjuhën dhe filozofinë e saj! Është fakt, edhe pse publikisht është përpjekur të fshihet, se në fillim të viteve '90 e më shumë sidomos pas ngjarjeve të vitit' 97, se ekziston një ksenofobe sociale kundër "veriorëve"!

Në fakt këtë ksnofobi e kemi vuajtur brezi jonë, sidomos pasi shumë prej nesh bashkë me familjet vendosëm të shpërnguleshim në Tiranë! Këtë ksnofobi e kemi në shkollat e Tiranës e pastaj edhe në universitete e po ashtu edhe në jetën e përditshme!

Shpërngulja jonë në Tiranë, nuk ishte vetëm një opsion për një jetë më të mirë, por në fakt ishte rezultat i një diskrimini të thellë që ishte bërë gjithë "Veriut" për gjatë Regjimit! Nuk ishte e lehtë për asnjërin prej nesh të linim vendlindjen tonë dhe shtëpitë tona e të vinim në Tiranë, por ne ishim të detyruar, sepse nuk kishim asgjë, as rrugë, as shëndetësi, as perspektivë punësimi, as doktor, as qendra shëndetësore dhe po ashtu shumë linin pas shpine një varfëri të tejskajshme dhe të pa drejtë për 40 vjet komunizëm! Megjithatë verioret e kanë ndërtuar me meritën e tyre standardin e jetesës në kryeqytet pa pasur asnjë ndihmë shtetërore e shpesh të lënë në mëshirë të fatit!

Duhet të rikujtojmë që për të ardhur në Tiranë nga Dibra në fillim të viteve '90, udhëtimi zgjaste 8 orë e ndërsa për të ardhur nga Tropoja e Kukësi zgjaste edhe 12 orë ose edhe më shumë!
Në kohën e Regjimit ka pasur një politikë shtetërore kundër Veriut dhe veriorëve dhe këtë e dëshmojnë një seri faktesh! Kështu ishte krijuar opinioni se Tirana ishte "tokë e zanun"  e  për "veriorët" edhe pse në fakt ishte dhe është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve.

Nuk duhet të harrojmë faktin se Tiranën e kanë ndërtuar Dibranët që janë pjesë e historisë së modernizimit dhe urbanizimit të këtij qyteti! Ne nuk duhet të biem pre e vazhdimësisë së politikës raciste nëse fillojmë e reshtojmë kontributet në shtetin shqiptar që kanë pasur e kanë pa shkëputje "veriorët" e të mos flasim pastaj për artin, kulturën dhe rrënjët e gjuhës shqipe.

Deskriminimi më i madh ndaj "Veriut" është pikërisht gjuha zyrtare shqipe e ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe të pa të drejtë duke pasur parasysh edhe raportin e popullsisë Gegë që përfshin Shqipërinë zyrtare të Veriut, shqiptarët në Maqedoni,  Arbëreshët në Itali, Kosovën si shtet po ashtu edhe shqiptarët në Mal të Zi.

Gegët është fakt se janë shumicë në histori, art, kulturë e kontribuues të Shtetit, por mbeten minorancë diskriminues gjuhësore. Po ashtu është fakt që edhe pse Gegët janë shumicë nuk ka një rast në histori që të kenë bërë racizëm apo politike përjashtuese me Toskët.

Kulmi i kësaj situate përçarëse ishin ngjarjet e vitit '97, që në fakt ishin pasojë e politikës që s' kishte lidhjet me ndjenjat e popullit!

Shqiptarët janë pak në Ballkan për tu perxare e janë të gjithë vëllezër që i ka bashkuar historia, flamuri dhe vetëdija kombëtare! Një vlonjat është vëlla për një dibranë po aq sa është një korçar, shkodran, fierak, kuksjan, Tropoja apo sarandjot.

Herë pas herë bashkë me politikën e vjetër kthehen edhe retë e përçarjes që në fakt nuk janë të rastësishme në historinë tonë dhe dihet se kanë prapa vijë antikombëtare! Duhet të marr fund politika e përçarjes dhe e diskriminimit e kjo në fakt duhet të konkretizohet edhe më një politikë serioze dhe unifikuese të zhvillimit ekonomik!

G.B./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erand: 04/04/2022 12:18

    Je teper, teper i pasakte ne keto qe shkruan. 1. Tiranen nuk e ndertuan dibranet, dibranet qe erdhen ne Tirane ne 2 momente, kane ndertuar shtepite e tyre, prej qerpici dhe asgje me shume. 2. Regjimi thote nuk i donte verioret: kur pasardhesin e tij Enveri e vendosi tropojan, dhe tropojani caktoi Berishen pas tij.Presidenti ate kohe ishte gjithashtu verior, etj etj. 3. Nese pretendon qe mbas viteve 90' nuk u priten mire verioret, kjo nuk lidhet me qenien e tyre veriore (perkundrazi ne Tirane me shume problem kane pasur jugoret, si ne Kombinat psh.), por sepse u u zune tokat, nga Instituti ne Selite, Sauk e me rradhe. 4. Eshte nje mashtrim i madh qe dikush e ka mbjelle, se gjuha shqipe eshte toske dhe kjo per shkak diskrimini. GENJESHTER. Gjuha shqipe ne sintakse eshte toske, ne morfologji eshte GEGE. Kjo, o Dac, per te te thene: lexo pak me shume dhe mos u merr me muhabete kafesh dibrane.

    Përgjigju
  • Shaqo: 04/04/2022 11:27

    Keshtu si shkruan ky, patjeter qe do te kete fobi per maloket, ky nuk njeh gje prej gjeje nga historia, nuk njeh historine e zhvillimin e zones veriore para se te "diskriminoheh" nga regjimi komunist, nese ka gjysh apo gjyshe, nuk e ka pyetur se ku flinin, cfare jasteku vinib nen krye, pse flinin bashke me dhi, e pse u duhej kanuni, ashtu si u duhet edhe tani, nuk e kane dashur dhe nuk e duan ligjin, iu pelqen anarkia dhe sundimi i bajraktarit, se ai i kopanis sipas kanunit dhe vullnetit te vet. E veshtire te behen njerez, kjo eshte edhe arsyeja e fobise o Dac daci.

    Përgjigju
    • Shaqo: 14/04/2023 20:45

      Argumente fantastike.

  • asolingo: 04/04/2022 09:20

    Ndersa kur u be tufezimi i bagetise jugut ju be 100% ndersa ne veri pati shume fshatra qe nuk I dorezuan(dhe mire bene per mendimin tim),tani çfare shkruan ky "gazetari" nje perendi e di.

    Përgjigju
  • Moreli: 04/04/2022 09:19

    Vazhdoni bejani sherbimin deri ne fund. Madje kalojeni ne vetting sepse eshte paragjykuar “per arsye krahinore”. Madje jepini edhe nje medalje per “vuajtjet” qe ka heq se edhe u “divorcua” per shkak ge vettingit. Nacionalzimi dhe krahinorizmi jane streha ku gjejne vend maskarenjte. Cfare turpi dhe maskarade dhe te gjithe ju qe jeni vene ne rresht per ti bere qoken e per ta nxjerre te lare nga ky proces. Bejeni se do ia shihni mrapa sherrin

    Përgjigju
  • Goliku: 04/04/2022 06:52

    O Daci ja fut kot ,me keto “pralla”,qe tregon,Asgje nga keto,gjoja diskriminime ndaj verioreve,nuk kan ndodhur kurre,ne te kaluaren.Si veriu ,dhe jugu,kan je tuar ne te njejtat kushte.Kam punuar disa vjet ne veri,Tropoje,Fierze e Puke.N e cdo fshat e kopetativ,kishte shkolla,qendra shendetesore, etj.Si te udhetoje nga aTropha ,edhe nga Saranda e Gjirokastera,per ne Tirane,10-12 ire do udhetoje, me autobuz.Buke me sheqer hanin kooperativistet ne Jug,po keshtu edhe ne veri.Pra,te gjitha keto qe shkruani ju,jane genjeshtra me bishte, ,propagande e peshtire,antikombtare e percarese, .per te percarese,e armi eve tane,qe e perdori Sala.Ai,pasi erdhi ne pushtet.,,solli e vendosi ne Tirane e Durres,njerezit e tije, nga veriu,qe ti perdorte ,sic i perdori,per protesta e mitingje te dhuneshme, ,kunder qeverise e parlamentit,duke bere edhe grusht shteti ne 98.Enveri e rethoi Tiranen me Bunkera dh Sala me verior,duke uzurpuar me arme e dhune ,tokat e pronareve tiranas dhe ato shteterore(fermat),me slloganin:”toke e xenun”,qe drejtoheshin nga ish deputeti tropojan,Shaban Nemia..Po keshtu ,ne 97-en,S.Berisha ,krijoje batalione mercenaresh ,nen drejtimin e SHUK-ut,,me kukesian,tropojan e dibran,per te sulmuar Jugun,,,ku ne permet,vran redh qytetar te pafajshem.Prandaj ,me keto veprime ,ne kundershtim me ligjet fhe ne dem te qytetareve ne Tiranee ne jug, ,keta mercenar verior te Sales,dhe ata qe uzurpuan me dhune ,tokat e pronareve te tiranes e gjetke,kane fituar urejtien e popullit,dhe i quajn edhe malok,dmth,injorant,pa edukate e kulture, qe ytetarw,njerez te dhunshem,shpellar apo malok..Pa shko, pushto tokat e verioreve,ne Tropoje,Kukes apo Diber,me sloganin “toke e xenun”,ta shikosh si te fluturon koka,ne ajer.Prandaj o Daci,mos ja fut kot,po kot fare,se asgje nuk eshte e vertet nga ato qe “grin” ti,jetu ne kete shkrim,dhe mis beje percarje ne popull,se k shty u sherben vetem serbeve,jo shqiotareve..

    Përgjigju
  • sali: 04/04/2022 01:15

    Nuk ishte vetem veriu qe nuk vinte dot ne tirane po nga asnje reth i shqiperise nuk vije dot,Nuk vije dot nga fshati ne qytet e kjo nuk ishte vetem per veriun por gjithe Shqiperime,.Babai im dhe xhaxhai im sherbyen me vite ne fshatrat e kukesi si arsimtare e si keta per mungesen e kuadrove shummica e kuadrove te rinj caktoheshin ne veri.Viktimizime me malokeri e budallalleqe nga keto I perdorin njerez te cilet duan te perfitojne politikisht apo ndarjet veri jug,Nje gazetari nuk i lejohet te shkruaje budallalleqe te tilla.Mbas viteve 90 kur u vendos demokracija nuk i emeronte me shteti njerezit,po cdo reth te dergonte femijet e tij te edukoheshin e te sherbenin ne zonat e tyre.Por vete ju apo femijet tuaj perse nuk vajtet ne vendlindjet tuaja tu sherbenit atyre ,Bullizma ndodhin nga njeres pa kulture qe sic thone malok ,thone dhe Laluc,Devolli ,cam e te tjera po kjo nuk eshte ne popull,Une kam shume shoke e vellezer nga veriu e respektohemi e duhemi me sinqeritet

    Përgjigju
  • Klodi Laç: 04/04/2022 00:02

    Sipas Faik Konices fjala malok eshte perdorur per here te pare ne Berat duke perkufizuar malesoret e Skraparit. Jo per gje po dhe jugu ka shume kshuqe mos u diskrimino. Mundohu te jesh malsor dhe jo malok!

    Përgjigju
  • Gripi: 03/04/2022 20:26

    Tropoja para viteve '90 ka qene qyeti me me shume njerez me Arsim te Larte ne shkalle republike, krahasuar kjo me numrin e popullsise. Prandaj mos na bej viktimen e bullizimit dhe njekohesisht te mburravecit. Niveli jeteses nuk ka patur ndonje ndryshim te madh nga veriu ne jug. Problemi me verioret " e kulturuar" qendron ne faktin se zaptuan troje qe te paret e vendasve i kane blere me flori. Dhe nuk u mjaftuan me truall per te ndertuar shtepi por zaptuan qindra m2 nen parullen e revanshit " Toke e xanum". Edhe pasuria shteterore qe zune ishte e te gjithw shqiptareve jo vetem e veriorve. Ne '97 ju u indoktrinuat nga politika e ndyre e Sali Qametit dhe me arme ne duar bete masakra si ajo e permetit. Askush nga Tirana apo Jugu nuk erdhi t'ju sulmonte por mbrojten shtepite dhe nderin e tyre ne token e tyre nga te armatosurit e rregjimit berishjan. Nuk e percakton bullizmin nje person qe te quan malok, as 10 persona, as 100 vete. Te gjithe jemi shqiptare me te mira dhe me te keqijat tona. Prandaj kam pershtypjen qe ju Vete Bullizoheni se askush me dy pare mend ne koke dhe me edukate nuk ben dallime te tilla ne nje marredhenie normale reciproke.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 04/04/2022 11:11

      Shum e sakt komenti juaj gripi. Po cesht e verteta keta verioret i ka zene gripi qysh ne vitet 90 dhe si leshon. Ky gazetari ska shum faj se eshte shkolluar ne vitet 90 e pas dhe nuk e din akoma cfar do te thot shtet me rregulla e ligje. Keq apo mire i rregullonte ashtu si mundte hallet e shoqeris. Kurse sot nga 30 vjet vetem rrumpall kemi par dhe detyrimisht vazhdohet me bullizem e injoranc.

  • Vjosa: 03/04/2022 18:52

    Të lutem Alban Daci me gjithe respektin si gazetar mos genje kaq trash se jemi akoma gjalle ne brezi i atyre viteve që jemi shkolluar e kemi punuar në veri ku shkollat ishin në ç' do fshat po ashtu qendrat shendesore po ashtu dhe po të them dhe tjeter që në zonat si Puka shkolla e mesme ishte me konvikte per te gjithe ata nxenes që jetonin në zona tethella,e kam nga eksperienca personale se kam punuar per disa vite në ate zone. Po ashtu dhe në zonen e Peshkopis se kam punuar 5vjet,etje.Te lutem eshte detyra juaj si gazetar tejepni fakte të verteta. Per ate që ti thua që e ke ndier racizmin në kurriz kete e kane ndier dhe femijet e mi kur pas shumë vite pune në veri u trasferuam në Tirane megjithse si origjin ishin nga jugu. Persa i perket zonjes në fjale ajo duhet ta justifikoj me pune efigur të paster siç duhet. Gjyshja ime thoshte as jevg as toske o malok nuk të ben origjina por sjella e korrektesa në pune e kudo. Të uroj shendet.

    Përgjigju
    • rezi: 03/04/2022 23:37

      Kjo është e vërteta, dhe me që ke shkruar ti dhe ai më lart, s'po zgjatem më tej. Kanë filluar e gënjejnë aq shumë, sa kanë filluar të besojnë edhe gënjeshtrat e veta.

    • Çentrale: 03/04/2022 22:13

      Bravo e saktë

  • Cubel breca: 03/04/2022 18:26

    Me vjen me te vertete keq per kete lloj diskriminimi. Ke shum te drejt ne shum nga keto qe shkruan,por me nje gje sjam dakort qe thua se skemi kete e ate, kur ne fakt ne regjimin komunist ju verioret rronit me mire nga ne ketu ne tiran. Atje me te vertet kan qen kushte te veshtira. Ama asgje skishit mangut,per dimrin fillonin pregatitjet deri ne shtator,kurse tani kujtohen vetem kur bllokojet rruga. Ndasin ne baz te vendit e beri sali qeni per gjith keto vite. Sot qe flasim ai ne fshatin e tij shkon me eskort e cfar do presesh nga keto lloj monstrash politike. Ne kohen e regjimit qe permend ti ishim te gjith njelloj,vinte vlonjati gjirokastriti korcari te punonin ne tropoj ne kukes etj,gjithashtu vinin edhe verioret te punonin ne korc,ne tiran ne elbasan etj, kushtet kan qen te veshtira,por mjeku,qendra shendtsore etj i kishit shum here me te mira se ne tiranasit,por me ardhmen e sali qenit ju futet dhit e delet,I moret tullat e tjegullat. Dhe e fundit se mund te thuash edhe me shum por mjafton,cdo levizje behej e kontrolluar.

    Përgjigju
  • Noli i madh: 03/04/2022 17:14

    Mos ja fut kot ne fakt verioret dhe jugoret kane qene miq te ngushte historikisht ne kohen e kamunizmse miq per koke dhe besnike beheshin verioret me jugoret, ky eshte fakt. Por ne vitet pas 90 e dhiu salihi duke sulmuar jogoret e sidomos ne 97, qe organizoi verioret kunder jugoreve

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 03/04/2022 17:03

    'Maloklliku' si ANTIBULLIZEM! Ne historine e tij populli shqiptar i ka qartesisht te ndara konceptet dhe qendrimet socio-psikologjike midis MALESORES/IT dhe MALOKES/UT. MALESORJA/I ka qene dhe mbetet figure krenarie, ndershmerie, sakrifice e pastertie me identitet kombetar, ndersa MALOKJA/U kane qene dhe mbetet e kunderta, veteperjashtimi nga ky identitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?