Bota

Maltë/Çështja Caruana Galizia: Urdhërohet arrestimi i ish-shefit të personelit të Kryeministrit Muscat

17 Dhjetor 2019, 13:37| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 13:40

  • Share

Gjyqtari përgjegjës për çështjen e vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galicia lëshoi ​​një urdhër arresti për Keith Schembri, ish-shefin e personelit të kryeministrit Joseph Muscat, i cili dyshohet se është i përfshirë në planifikimin e vrasjes .

‘Times of Malta’ raportoi lajmin duke shpjeguar se masa e gjykatësit u njoftua përmes shtypit pasi ishte e pamundur të njoftohej Schembri për të dëshmuar sepse adresa e tij nuk gjendet.

Partitë Popullore Europiane kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Ndërkohë, Partitë Popullore Europiane po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Maltez, Joseph Muscat, pas zhvillimeve të hetimit për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galicia.

Kreu i PPE-së, Manfred Weber dhe eurodeputetja Esteban Gonzalez Pons kanë thënë nga Strasburgu se "Kur një qeveri demokratike dyshohet se mbulon një akt vrasjeje dhe ku liria e shprehjes nuk ekziston, situata është më shumë se serioze. Ne nuk mund të mbështesim një qeveri imorale.

Manfred Weber  tha se ‘sytë e të gjithë Europës janë mbi kryeministrin Muscat dhe se çdo ditë që kalon me një qeveri të tillë, është turp për demokracinë dhe ofendim për gazetaren e vrarë. Muscat duhet të jap dorëheqjen dhe organet duhet të vendosin drejtësi”.

Liberalja nga ‘Evropa e Rinovuar’, Sophie in't Veld, akuzoi Këshillin Europian për "ulje në të njëjtën tryezë me Muscat" javën e kaluar në samitin e BE: "Ne jemi të shqetësuar për mungesën e demokracisë në Maltë. Vërtet nuk është detyra jonë të kërkojmë dorëheqjen e Muscat porpërfshirja e zyrës së kryeministrit në një çështje kaq serioze është një shqetësim i madh.

Presidentja von der Leyen tha se “Komisioni Europian i konsideron shqetësuese zhvillimet e fundit në Maltë. Ne – tha ajo po ndjekim me vëmendje zhvillimet dhe po presim një hetim të plotë, të pavarur dhe të përjashtuar çdo ndërhyrje politike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?